Dha dorëheqjen se nuk ishte dakord me modelin e punës, ja çfarë shkruante dje zv. ministri i Arsimit

Nov 15, 2018 | 17:01
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka i ka paraqitur kryeministrit Edi Rama, kërkesën e dorëheqjes së tij nga ky post.

Në shkresën zyrtare Muka shkruan se “Për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam në modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit”, ai ka zgjedhur që të largohet.Taulant_Muka-1-759x500

Ndërkohë një ditë më parë në profilin e tij të Facebook, ai kishte postuar një status ku tregonte se cili ishte projekti i tij i radhës si zv/ministër.

“Bashkë me çunat e Ministrisë do bëjmë rankimin e akademikëve shqiptarë sipas produktit shkencor për të evidentuar shkencëtarët shqiptarë qe jetojnë në Shqipëri. Çuna suksese me përdorimin e “R Programming”! Shumë punë ju pret përpara!
#shkencashqiptare #arsimcilesor”, shkruante ai.

54548

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura