“Dha dorëheqjen në mënyrë enigmatike”- Sali Berisha denoncon ish-deputetin Mark Marku: Çfarë të shtyn që je bërë avokat i Lul Bravës?

Jan 22, 2022 | 12:14
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar nga Rrësheni, ish-deputetin Mark Marku, i cili dha dorëheqjen nga mandati i fituar në zgjedhjet e 25 prillit, se tani është bërë “avokat” i kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Berisha tha se dorëheqja e Markut ishte enigmatike dhe e gabuar.

“Mark Marku bëri një diskutim shumë të mirë në Kuvendin e PD në qershor, e bëri gabim të madh në mënyrë enigmatike që dha dorëheqjën se ai duhet të vinte te ju më përpara
se e keni të pa tharë djersën akoma që punuat për votën e tij por nuk erdhi”.

“Je bërë një avokat i Lul Bravës”, iu drejtua Berisha nga foltorja e Rrëshenit.

“Çfarë të shtyn ty, pedagog, intelektual, njeri i lexuar, çfarë të shtyn të bëhesh avokat i një njeriu që, atyre që të nderuan ty, të dhanë mandatin u hedh gaz, helm e bomba shurdhuese dhe u thotë se 1958 vota, janë 5004 vota?”, tha Berisha.

Deklarata e Berishës: Mark Markun kur pranoi kandidimin për deputet, e pyeta mirë, se ai 8 vite, unë nuk i mohoj kurrë kujt kontributin, ai 8 vite qëndroi kundër Ramës, mund të bënte zgjidhje të tjera, por ai në mënyrë konsistente, por hajde merre vesh, a mund ta marë vesh kush tani Mark Markun?

Mark Marku bëri një diskutim shumë të mirë në Kuvendin e PD në qershor, e bëri gabim të madh në mënyrë enigmatike që dha dorëheqjën se ai duhet të vinte te ju më përpara
se e keni të pa tharë djersën akoma që punuat për votën e tij por nuk erdhi.

Kam një pyetje tjetër për të tani këtu.

Le ta pyesim së bashku zotin Mark, mirë kuvendit të qershorit i the gjithato, po tani për kuvendin e 1958- 5004 pse s’po thua ndonjë fjalë ti?

Je bërë një avokat i Lul Bravës.

Çfarë të shtyn ty, pedagog, intelektual, njeri i lexuar, çfarë të shtyn të behesh avokat i një njeriu që atyre që të nderuan ty, të dhanë mandatin, u hedh gaz, helm e bomba shurdhuese dhe u thotë se 1958 vota, janë 5004 vota?

Zotëri ky qëndrim është aktakuza më e rëndë që i bën vetes tënde ti, mua absolutisht vlerësoj cdo kundërshar që del, por ndiej dhimbje të madhe kur njeriu arrin të sillet në këtë mënyrë ndaj vetes së tij.

Dal tek fjala ne me besë me njëri tjetrin e veten tonë në këtë betejë s’do kemi kurrë të ndalur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura