Devis Xherahun dhe ish-missin “i ndan” karantina. Këngëtari flet për periudhën e distancës dhe planet për tu bërë me fëmijë

May 30, 2020 | 10:06
SHPËRNDAJE

Devis Xherahun dhe partneren e tij Ertemiona Mejdanin i ka ndarë periudha e pandemisë.

Këngëtari është shprehur se nuk kanë qenë bashkë gjatë periudhës së karantinës pasi kishin detyrime ndaj prindërve të tyre.

Ai shtoi se u ka munguar prania e njëri-tjetrit, por theksoi se ndjenja fiton mbi çdo pandemi.

Gjithashtu, në një intervistë për gazetaren e Panorama Plus, Klotida Harka, Devis Xherahu foli edhe për planet për tu bërë me fëmijë.

Pjesë nga intervista

Po ti dhe partnerja jote, ish-missi Ertemiona Mejdani, e keni diskutuar planin për t’u bërë prindër?

Devis Xherahu: Tani unë mendoj që nuk të bën prind karantina, por ajo që ka planifikuar Zoti dhe ne i besojmë atij.

Si e kaluat këtë kohë në çift, është më bukur kur jeni non stop bashkë apo kur keni edhe periudha distance?

Devis Xherahu: Faktikisht, ne nuk ishim bashkë gjatë karantinës, sepse si unë dhe Ertemiona kishim detyrime te prindërit tanë, (Ertemiona edhe për gjyshen), pasi janë pensionistë. Dhe të them të drejtën, na ka munguar prania e njëri-tjetrit, por gjithmonë fiton ndjenja mbi çdo pandemi.

/Intervistën e plotë e gjeni në suplementin Panorama Plus

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura