Detyrimi nga Kosova për targat/ Vuçiç: Mora propozime për kompromis nga shtete të fuqishme, por refuzova! Ja thirrja urgjente për BE-në

Sep 21, 2021 | 13:07
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka mbajtur një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ku e konsideroi si veprim kriminal atë të autoriteteve të Kosovës në pikat kufitare.

vuvPresidenti Serb tha se që Prishtina dhe Beogradi të kthehen në bisedime, duhet që situata në Veri të Kosovës të kthehet në normalitet, siç ishte sipas tij para vendimit të qeverisë Kurti për zbatimin e reciprocitetit sa i takon targave. Vuçiç zbuloi se ka marrë një propozim nga shtetet e fuqishme të botës por e ka refuzuar.

“Serbia është gjithmonë e gatshme të pranojë dialogun, por nuk do të pajtohet për veprime të njëanshme dhe në biseda me shtetet e forta të botës kam marrë një propozim se si do të mund të ishte një zgjidhje kompromisi, dhe e kam refuzuar sepse nuk është një kompromis, por poshtërim për Serbinë”, ka thënë ai në konferencën për media. “Zgjidhja e vetme është tërheqja e të gjitha trupave nga veriu i Kosovës, të kthehemi në situatën e mëhershme, e më pas mund të shkojmë e të bisedojmë”.

Vuçiçi ka kërkuar një përgjigje urgjente nga Bashkimi Evropian, nëse marrëveshjet e Brukselit janë në fuqi apo jo. Ai shton për këtë do të presë muajin e ardhshëm e nëse s’merr përgjigje “është shenjë se marrëveshjet s’ezksitojnë”.

Qeveria e Kosovës vendosi dje masën e reciprocitetit, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve me targa të Serbisë. Automjetet me këto targa, në hyrje të Kosovës duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj siç obligohen qytetarët e Kosovës me targa të Republikës të Kosovës t’i ndërrojnë ato kur futen në Serbi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura