“Detyra e tij sot nuk është të qaj si një ‘baba’”- Mediu thirrje Ramës: Kërko ndihma për të siguruar sa më shumë respiratorë dhe testime për popullatën

Mar 28, 2020 | 19:43
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se kryeministri Rama duhet patjetër që të kërkojë ndihma në të gjitha mënyrat, për të siguruar sa më shumë respiratorë dhe testime për popullatën

Sipas Mediut, duhet ngritur një strukturë e posacme, që të merret vetëm më sigurimin e bazës mjekësore, për të cilën u shpreh se  jo vetëm që është shumë e pakët, por rrezikon të dëmtojë edhe shëndetin  e mjekëve.

5cb603e4991e7Fatmir Mediu

Reagimi i plotë i Mediut:

“Ndërsa I falenderojmë mjekët dhe infermierët nga zemra, është e rëndësishme t’ju garantojmë atyre të gjitha pajisjet mbrojtëse.

Për çdo mjek të rrezikuar, janë me qindra qytetarë të rrezikuar apo pa ndihmë.

Ajo c’ka po ndodh në Itali dhe Spanjë, apo Shtetet e Bashkuara duhet të bëhet një mësim për ne si qytetarë, por dhe për Qeverinë dhe veçanërisht Kryeministrin.

Çdo qeveri, çdo ditë komunikon me transparencë me qytetarët e saj, duke iu përgjigjur çdo shqetësimi të qytetarëve dhe gazetarëve.

Presidenti Trump, Kryeministri Boris Johnson e shumë liderë të tjere në të gjitha daljet publike kane në krah mjekët dhe specialistët.

Qeveritarët flasin për mbështetjen me të gjithë infrastrukturën e nevojshme mjekësore që kërkohet ndërsa mjekët dhe specialistët për mënyrën e parandalimit, zbutjes apo kurimit të të infektuarëve.

Distancimi social, izolimi, mbështetja ekonomike e qytetarëve dhe bizneseve janë politikat që po bën Amerika, Gjermania, Spanja.

Asnjë President apo Kryeminister nuk ka bërë mjekun,  por ka degjuar dhe në rast se ka deklaruar gjëra jo të drejta është kundërshtuar nga profesionistët drejtpërdrejt.

Të gjithe në Amerikë dhe Europë, kërkojnë sa më shumë testim për ta kontrolluar këtë pandemic, e cila edhe nëse do të kalojë, me shumë gjasa do të përsëritet.

Mos jane Amerika, Gjermani, Britania, Koreja e Jugut më te paditur se ne? Krejt e kundërta, ata e dinë se c;duhet të bëjnë dhe kanë sistemet shëndëtesore më të mira në botë.

Të gjtihe kërkojnë respiratorë kudo në çdo vend të botes për të shëruar të sëmurët. Në Neë York me 8,5 milion banorë kërkohen 30 mijë respiratorë, ndërsa Shqipëria me 3 milionë banorë, rreth 2,8 herë me pak ka rreth 200 a diçka me shume. Me një matematikë të thjeshtë do na duheshin  me mëjera respiratorë dhe nuk I kemi, por për fatin e keq dhe nuk kerkojme, duke fshehur nje bindje se mbas intubimit vetem nje perqindje jo me shume se 20% mund të shpetojne

Kjo eshte e papranueshme sado te ndihmohen. Jane jete njerezore, nena, babai, motra, vellai apo femija I dikujt.

Rama bën mirë qe kërkon të imponojë rregulla të izolimit dhe qarkullimit të njerëzve dhe c’gjuhe përdor për mua ka pak rëndësi, megjithëse nuk duhet të harrojë se çdo fjalë e dalë prej tij ka një ndikim sot për mire apo për keq, për panik apo për siguri.

Por kjo nuk është detyra e vetme e tij sot, që të qajë si një “baba” (Kryeminister) që e ka zënë halli në familjen e tij (Shqipërinë), por të sillet si i pari i  shtëpisë duke kërkuar të blejë apo të marrë borxh, të lypë apo të kërkojë çdo gjë që do të mundësonte të sillte në jete apo shëronte, ndihmonte familjen e tij (shqiptarët).

Testimet, Respiratoret, çdo gjë që do të mbështeste mjekët dhe infermierët, hapja e mundësive të infrastrukturave për sa më shumë shtretër spitalore janë sot detyra e çdo qeverie.

Kjo kërkon një bashkëpunim të ngushtë me te gjitha kompanitë që mund të ofrojnë, kompanitë farmaceutike vendase dhe të huaja, me çdo qeveri në BE, USA, Korenë e Jugut apo Kinë. Kudo pa u ndalur me nje trupë te dedikuar vetëm per kete ceshtje!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura