“Deti” në Hagë, Pashaj: Frikë se do harrohet gjiri i Sarandës. Ja humbja më e madhe për ne

Oct 26, 2020 | 8:27
SHPËRNDAJE

Koloneli i njohur Myslim Pashaj ka reaguar edhe në lidhje me çështjen e kufirit detar me Greqinë në Jonin Verior.

myslym pashaj

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë’ në “News 24”, Pashaj ka theksuar se nga dërgimi në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës nuk mund të prodhojë humbje për Shqipërinë, por ai bëri apel për kujdes nga pala shqiptare.

Sipas tij, duhet bërë një përpjekje e madhe për ta mbajtur gjirin e Sarandës si gji të mbyllur, pasi në të kundërt humbjet për Shqipërinë do të ishin të konsiderueshme. Ai ndër të tjera apeloi edhe për ngritjen e një grupi të specializuar teknik për të bërë oponencën në këtë organ ndërkombëtar të drejtësisë.

“Gjykata do të bëjë ndarjen e kufijve detarë, detin territorial, shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive. Do të ketë specialistë, do të bëhet marrëveshje me të gjitha hollësitë që kanë të bëjnë me kriteret bazë dhe parimet bazë që ekspertët e dy vendeve tona nuk kanë mundur t’u japin dum. Mendoj që do të sqarohet, do të ndriçohet kjo çështje. Zgjidhja nuk mund të jetë në favor të Greqisë, kjo edhe mund të ndodhë… por nuk do të ndodhë. Për oponencën që është bërë, për një material shumë të zgjedhur dhe argumentuar të Gjykatës Kushtetuese bëri këtë trajtim për një çështje madhore, materiali i Gjykatës Kushtetuese është brilant, është shumë i mirë, pikënisjet dhe pikëbitisjet e fundme të trajtimit të çështjes në Hagë duhet të jenë pikat e Gjykatës Kushtetuese. Këto pika do të paraqiten nga Gjykata Ndërkombëtare me ligjin për detin.

Jam i dëshpëruar sot se asnjë institucion shqiptar që paguhet me taksat e shqiptarëve nuk ka marrë pjesë në këto studime madhore. Ne kemi specialistë, por përvoja dhe ajo çfarë kam ndjekur unë me grupin e marrëveshjes së parë, që tani është nul, mendoj se ata ishin njerëz të mirë, të ndershëm dhe atdhetarë, por nga ajo dëshira për transparencë që kemi ne dhe ato sekrete që nxori ministri Bushati, del që grupi negociator nuk ka qenë në gjendje t’i mbrojë të tëra parimet në punën që kanë bërë nga 2017-a në 2019-ën. Nga përvojat që kam parë në literaturë, do të duhen 2 apo 3 vite deri në momentin që ata të afrohen drejt një zgjidhjeje. Unë kam frikë se mos Gjykata e Hagës do të harrojë Gjirin e Sarandës. Pra nëse nuk e zgjidhim edhe atë, pra nëse Saranda nuk do të ketë gjirin e saj të përfshirë në ujërat e brendshme dhe e lëmë të ndahet mes ujërave me Greqinë, kjo për ne është humbje e madhe. Shpresoj që të mos ndodhë”, deklaroi ndër të tjera Myslim Pashaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura