Detajet/ Zyrtari i Aluiznit i mori 6 mijë euro polices për legalizimin: Në fillim vetëm sa ti shoh lekët, pastaj..  

Nov 16, 2017 | 10:59
SHPËRNDAJE

Zbulohet skema e korrupsionit për legalizimin e një objekti nga zyra e ALUIZNI-t të zonës së Laprakës.

Prokuroria ka publikuar nëpërmjet një shkrese rrugën e ndjekur nga policja Sala dhe si u lidh ajo me Aluiznin dhe si dha shumën prej 6 mijë eurosh për të përfituar dokumentat.

aluizni3

Sipas prokurorisë, Merita Sala, nëna e efektives së policisë kishte aplikuar për të legalizuar banesën që prej vitit 2014, por deri një javë më parë nuk i ishte legalizuar.

Pas kësaj në vitin 2014 shtetasja Kleona Sala  ka takuar drejtorin për legalizimin e objekteve në fshatra Paulin Rajca me të cilin i kishte lënë takim drejtoresha e Aluiznit në atë kohë.

Rajca i ka shpjeguar se çfarë duhet të  ndjekë Sala. Më pas ka bërë një rifreskim të certifikatës së pasurisë , pasuri e cila figuron e regjistruar në emrin e nënës së saj.

Këto dokumente i ka plotësuar dhe i ka dorëzuar në zyrën e Aluizn-it. Ajo ka ngelur në pritje të përgjigjes nga ky institucion, përgjigje e cila nuk i ka ardhur në asnjë moment. Pas shumë kohësh, në vitin 2016 në pronën e saj ka shkuar një specialist i Aluzinit. Disa herë të tjera Sala ka shkuar për të takuar drejtoreshën por nuk ka mundur ta takojë, shkruan ‘Panorama’.

Po ashtu bën me dije se Kleona Sala kishte njohje me një vajzë të quajtur Sofie e cila do  kishte njohje me Brikena Bellin, punonjëse në zyrën e Aluiznit. Në prezencën e saj ajo i ka telefonuar ditën e enjte të datës 09.11.2017. Ajo e ka pyetur për të kontrolluar dokumente e mikeshës së saj Sala dhe Brikena Belli  ka pranuar që t’i shihte.

Pas kësaj në mbrëmje të 9 nëntorit  Sala është telefonuar nga mikesha e saj  e cila i ka lënë takim me shtetasesn Brikena Belli. Belli i ka pohuar në takim se nuk është puna e saj pasi ka parë dosjen, por do t’i kërkojë si favor shokut të saj Marin Bezhani.

Ajo gjatë kohës që po shihte dokumentat i ka bërë një foto me celularin e saj sepse do t’ia dërgonte shtetasit Marin Bezhani, i cili që punonnte tek Aluizni dhe atë ditë ato kanë shkëmbyer edhe numrat e telefonave.

Rreth orës 10.00 të kësaj datë shtetasja Brikena Belli i ka dërguar një sms nga numri i saj i celularit, duke i thënë se kishte komunikuar me shtetasin Marin Bezhani dhe se i kishte kthyer një përgjigje. Ato e kanë lënë që të takoheshin rreth orës 16.00 përsëri tek shtetasja Sofia.

Shtetësja Kleona Sala ka shkuar përsëri mbasdite tek shtëpia e shtetases Sofia dhe aty fillimisht ka takur Sofin, e cila i ka thënë tha se i kishte dhënë një përgjigje positive dhe se do ta kryente, por ajo i kishte lënë takim saj më shtetasen Brikena Belli. Ajo është takuar dhe ka biseduar me Brikena Bellin, i cila i ka thënë se kishte biseduar me shokun e saj  (Marin Bezhani) të Aluiznit, por se për ta përfunduar si punë duheshin 6.000 euro , shkruan ‘Panorama’.

Shtetësja Kleona Salaj në lidhje me këtë shumë parash i ka thënë se duhet ta bisedonte me nënën e saj, e cila duhet të gjente këtë shumë parash pasi ishte një shumë e madhe. Gjithashtu  në këtë takim shtetasja Brikena Belli i thënë në lidhje me shumën e parave se shoku i saj donte t’i shihte fillimisht si shumë parash që të krijonte besim dhe se ditën e hënë apo të martë do të shkonte të tërhiqte lejen e legalizmit për pronësinë time.

Në mbrëmjen e të djelës  po kësaj date shtetësja Kleona Salaj është telefonuar përsëri nga shtetasja Sofie, e cila i ka thënë se ka lënë që të takoheshin të nesërmen, ajo, Sofia dhe shtetasja Brikena Belli.

Kleona Sala kishte marrë me vete shumën prej 6000 euro për t’ia dhënë shtetases Brikena Belli dhe në prezencë të shtetases Sofie ajo ka  dhënë shumën e parave shtetases Brikena Belli. Këtë shumë ajo nuk e ka numruar dhe i ka futur në cantë.

Shtetësja Brikena Belli ka shkuar tek lokali në një lokal në rrugën “Sami Frasheri” dhe I ka dhënë paratë shtetasit Marin Bezhani. Menjehere pas këtij momenti ka telefonuar Kleona Sala dhe i ka thënë se  nesër në orën 12.00 duhet të shkonte  në zyrën e Aluiznit në Laprakë për të tërhequr lejen e legalizimit .

Me datë 13 shtetësja Brikena Belli i  ka telefonuar shtetësn Kleona Sala duke e pyetur se ku ndodhej  dhe ajo i ka thënë se ndodhej tek zyrat e aluzinit duke pirë një kafe, ajo i ka thënë se do t’i bente telefon shtetasit Marin Bezhani që të mbaronte punë.

Pas kësaj shtetësja Kleona Sala është  ngjitur lart dhe në ambjentet e aluiznit dhe e ka pritur shtetasi Marin Bezhani. Pasi ka marrë lejen e legalizimit ka dalë jashte dhe telefonuar shtetasen Brikena Belli, të cilës i kam thënë se i mori letrat.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura