DETAJET/ Zjarri ra në ballkonin e banesës. Gjendet trupi i fëmijës

Feb 2, 2016 | 19:47
SHPËRNDAJE

Zjarri në apartamentin e pallatit shtatëkatësh në Unazën e Re ra në ballkon. Këto janë dyshimet e para për zjarrin ku humbi jetën fëmija i moshës 4 vjeç.

12674286_10206755420701699_2143342193_nBurime nga vendngjarja thonë se familja Nezha i kishte zhvendosur në ballkon pajisjet elektroshtëpiake të gatimit.

Po kështu, burimet thonë se nuk pati asnjë shpërthim. Po kështu, është gjetur edhe trupi i djalit katërvjeçar, i cili u përpi nga flakët. Trupi i tij u gjet në ballkon, aty ku ra edhe zjarri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura