DETAJET/ Zbulohet prokurori që do të hetojë për eurot e kapura në Durrës (EMRI)

Jun 24, 2018 | 22:47
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje janë bërë me dije në lidhje me sasinë e eurove të kapura në Durrës.

Sipas informacioneve të siguruara nga “Panorama” bëhet me dije se  prokuror për këtë çështje do të jetë Sokol Nishani.

Po ashtu bëhet me dije se  deri tani duke parë sasinë dhe peshën e eurove të kapura, vlera e tyre është 4.5 milionë.

Një tjetër detaj që është mësuar, ka të bëj me mënyrën si ato janë transportuar dhe mësohet se kanë qenë të ndara në katër thasë.

FOTO/ Zbulohet “Toyota Yaris”, ja ku u fshehën 1.5 milionë eurot e sekuestruara (Emri i pronarit)

Është zbuluar dhe fotoja e makinës në të cilën janë transportuar dhe 1.5 milionë eurot e sekuestruara.

makina me euro1 copy

Po ashtu bëhet me dije se kamioni në të cilin janë transportuar këto makina mban targën AA 120SP-AFR 559 dhe ka pronarë Edi Likën.

Po ashtu bëhet me dije se Lika është shoqëruar në polici për tu pyetur në lidhje me këtë ngjarje.

toyota yaris

DETAJET/ Bllokimi i 1.5 milionë eurove në “Toyota Yaris”, policia shqiptare ishte lajmëruar nga…

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me shumë e madhe të eurove që u sekuestruan sot në portin e Durrësit.

Sipas informacioneve që bëhen publike nga News 24, mësohet se Policia në Shqipëri ishte njoftuar nga autoritetet italiane.

Bëhet me dije se autoritete në Itali, kishin lajmëruar se një automjet i nisur nga porti i Ankonas kishte mallra të paligjshëm.

Bllokohet sasi e madhe me euro në portin e Durrësit, ishin fshehur në…

Një sasi e madhe me euro është sekuestruar sot në portin e Durrësit. Sipas burimeve për “Panorama” bëhet fjalë  për një sasi të madhe që shkon deri në 1.5 milionë euro.

Bëhet me dije se  valuta po futej në territorin shqiptar, por është pikasur dhe sekuestruar nga policia.

1525500279_euro

Eurot me prerje 100-she ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa. Mjeti ishte nisur nga Belgjika me bizark dhe nuk kishte destinacion përfundimtar.

Kjo sasi e madhe me para dyshohet se vin nga aktivitet kriminal, prandaj dhe janë sekuestruar.

Ndërkohë që dhe policia ka nisur një hetim, por ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura