DETAJET/ Zbardhet takimi Rama-Meta. Priten ndryshime në qeveri

Oct 4, 2015 | 8:32
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama i sapo kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës takoi kryeparlamentarin Meta në zyrat e kryesisë së Kuvendit.

Rama shkon ne kembe ne zyren e Metes
Rama shkon ne kembe ne zyren e Metes

Edhe pse kishte bërë një fluturim prej shumë orësh, pas një mungese prej 10 ditësh në Shqipëri, takimi mes Metës dhe Ramës nuk mund të priste deri të hënën dhe as të zhvillohej në një ambient privat, si e shtunë pasdite.

Ky takim ka zgjatur rreth 90 minuta, ndërsa palët shmangën çdo koment apo deklaratë rreth përmbajtjes së tij.

Por Kryeministri ishte kujdesur që takimi të mos mbetej jashtë vëmendjes mediatike. Kamerat e televizioneve ishin lajmëruar për vajtjen e kreut të qeverisë në zyrën e Ilir Metës, madje dhe në këmbë.

rama-neta]

Kësaj radhe shumë sportiv, me një T-shirt poshtë xhaketës, ku ishte e stampuar logoja e Kombeve të Bashkuara, pa shumë truproja, i vetëm, Kryeministri Rama ka përshkuar në këmbë rrugën nga zyra e tij, ka kaluar vijat e bardha të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe ka mbërritur në kryesinë e Kuvendit i qetë, me duar në xhepa dhe jo pa humor për të treguar se tensioni brenda koalicionit i përkiste trashmë të shkuarës.

rama-meta2
Kamerat e shoqëruan Ramën gjatë gjithë rrugëtimit të tij, ndërsa në përfundim të takimit, pas një orë e gjysmë, interesi i mediave ishte maksimal për të marrë një koment të Kryeministrit Rama pas këtij takimi.

Por, përsëri i qetë dhe i qeshur, përsëri me duar në xhepa, Rama në vend të një komenti për takimin me Metën dha vetëm një urim për gazetarët: “Uroj që të keni një fundjavë të qetë!”. Mësohet se në këtë takim është diskutuar rreth mundësisë së ndryshimeve në qeveri në javët në vijim, edhe pse kreu i qeverisë është shprehur në intervistat e tij se nuk do të ketë ndryshime në qeveri.

Votimi i fundit në Kuvend për përfshirjen me procedurë të përshpejtuar të projektligjit që do të lejonte një hetim ndërkombëtar për “çështjen CEZ” tregoi se brenda koalicionit qeverisës u rivendos një lloj paqeje, pas deklaratave të forta të ditëve të fundit.

Nga Skrapari, Ilir Meta i dha një mesazh Sali Berishës se “po e tha fjalën, e mban gjithmonë”, mesazh që i drejtohej edhe koalicionit ku ai bën pjesë. Ndërsa deklaratat e eksponentëve të LSI-së akuzuan PS se është e shqetësuar nga rritja elektorale e saj, duke aluduar se po sulmohet për ta dëmtuar atë.

ARISTIR LUMEZI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura