Zbardhet dinamika e ngjarjes, ja kush qëlloi mbi Elton Çiçon

May 24, 2016 | 17:19
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës bëri sot publike dy emrat e autorëve që morën pjesë në vrasjen e Elton Çicos, ngjarje e ndodhur në fillim të këtij muaji në kryeqytet. Jani Alia, 39 vjeç dhe Renato Milloshi, 36 vjeç, thuhet se janë autorët që kanë realizuar vrasjen.

Çiço u vra teksa ndodhej në një lokal në Tiranë, ku nga kamerat e sigurisë është regjistruar dhe momenti i ekzekutimit nga një person me kapele në kokë.vrasesi

Sipas burimeve të “Panorama”, autori i shkrepjes së pistoletës është pikërisht Jani Alia. Ndërsa roli i Renato Milloshit në këtë ngjarje është ajo e bashkëpunëtorit.

Alia ishte në konflikt me Çiçon pasi ky i fundit e kishte qëlluar më armë në Gjirokastër disa javë para ngjarjes në Tiranë.

Makina e sekuestruar
Makina e sekuestruar

Renato Milloshi në momentin e vrasjes ka qenë me një makinë tip “Ford Focus” që është sekuestruar nga Policia.

36-vjeçari ka dërguar në lokalin ku ndodhi vrasja Jani Aliajn dhe më pas e ka ndihmuar atë të largohe nga vendi i krimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura