DETAJET/ Zbardhet dëshmia, fjalët e para të Emiljano Shullazit në Polici

Apr 17, 2016 | 9:23
SHPËRNDAJE

Emiljano Shullazi, person me precedentë penalë u shoqërua ditën e sotme në mbrëmje nga Policia e Tiranës për deklaratat që ish-kryeministri Berisha bëri ndaj tij në një konferencë me gazetarët.

Emiljano Shullazi
Emiljano Shullazi

Ky i fundit deklaroi se Emiljano Shullazi kishte kërcënuar kandidatin për rektor të UT-së, Mynyr Konin që të tërhiqej nga gara, në të kundërt do t’i merrte peng fëmijët.

Sipas Berishës, Shullazi e ka kërcënuar për llogari të kryeministrit Rama. Menjëherë u vu në lëvizje Policia e cila shkoi në banesën e Shullazit dhe e shoqëroi atë në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Gjithashtu u ushtruan kontrolle edhe në banesën e tij në “Rrugën e Kavajës”. Mësohet se Shullazi ka mohuar të ketë kërcënuar Mynyr Konin.

“Nuk kam kërcënuar askënd. Nuk e njoh atë njeri dhe s’kam lidhje me të”, mësohet të ketë thënë Shullazi në Polici.

Nga ana tjetër, reagoi edhe vetë kandidati Mynyr Koni, i cili tha se do të vazhdonte garën për rektor të UT-së, por pa përmendur kërcënimet e Shullazit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura