DETAJET/ Vrasja e 12-vjeçares në Gjermani nga shoqet e saj, BILD: Gjithçka ndodhi për një djalë! Pasi e goditën me thikë më shumë se 30 herë, postuan në TikTok…

Mar 18, 2023 | 21:36
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gjermani, ku dy bashkëmoshatare vranë me thikë shoqen e tyre 12-vjeçare.

loise-768x524

Sipas burimeve nga mediat e huaja, bëhet me dije se dy të miturat që kryen aktin e rëndë kanë postuar një video në TikTok, ku dukeshin teksa po kërcenin pas ngjarjes së rëndë.

Dyshohet se sherri mes tyre nisi për një djalë dhe çoi në vrasjen me thikë të shoqes së tyre të klasës, Luise.

Dy nxënëset e shkollës, të moshës 12 dhe 13 vjeç, thuhet se e goditën me thikë më shumë se 30 herë shoqen e tyre.

“Si mund ta bëni këtë?” dhe “Nuk e besoj” janë disa nga komentet e shokëve të tyre të klasës, poshtë videos, për dy autoret e mitura të krimit ndërsa disa komente iu drejtuan edhe viktimës së re: “Kur karrigia jote në klasë ishte bosh këtë mëngjes, të gjithë e dinim se çfarë kishte ndodhur.”

Sipas gazetës gjermane Bild, dy vajzat e vranë atë “për hakmarrje” pasi viktima i kishte treguar një të rrituri se ishte ngacmuar prej muajsh nga një djalë.

Trupi i Luise u gjet në një pellg gjaku të dielën në një zonë pyjore pranë qytetit të Freudenberg në shtetin perëndimor të North Rhine-Ëestphalia.

Videot tronditëse në rrjetet sociale u zbuluan gjatë një hetimi nga një gazetar gjerman i ËELT, i cili zbuloi se një nga videot e kërcimit ishte postuar disa orë pas krimit.

Në fakt, dy vajzat raportohet se kanë postuar edhe një video të shtunën (një ditë para se ajo të gjendej e vdekur) përmes së cilës kërkonin ndihmë për të gjetur Luisen pasi ajo ishte “e zhdukur që në orën 17:00”, edhe pse siç doli më vonë, ato e dinin saktësisht se çfarë kishte ndodhur.

Shumë nga shokët e klasës së vajzave thuhet se kanë raportuar vazhdimisht se një djalë ishte përgjegjës për përleshjen e egër mes “shoqeve më të mira”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura