DETAJET/ Viktima në Mat, si ia ekzekutuan vëllezërit disa vite më parë

May 15, 2017 | 10:18
SHPËRNDAJE

Hajredin Lleshi, 60-vjeçari i ekzekutuar me breshëri automatiku sot ne mbremje ne porten e baneses ne Rukaj te Matit eshte qelluar per hakmarrje.

policia-naten-3_1_0 (1)

Burimet e para te informacionet flasin se atij tre vite me pare i kane vrare edhe te vellane, shtetasin Xhavit Lleshin, meson ‘Panorama’.

Sipas korespondentit tone ne Mat, mesohet se ngjarja ka motiv hakmarrjen per nje vrasje te ndodhur vite me pare ne Angli.

Xhavit Lleshin, e kanë ekzekutuar në fshatin Pujk të Matit po me breshëri automatiku. Ky i fundit i kishte shpetuar edhe dy here te tjera pritave qe i ishin ngritur.

SI U EKZEKUTUA XHAVIT LLESHI (lajm i botuar ne 2013)

Ngjarja ku viktimë mbeti 49-vjeçari Xhavit Lleshi, ndodhi ne tetor te vitit 2013 në fshatin Rukaj, në vendin e quajtur Pujkë.

Persona të paidentifikuar qëlluan të paktën 15 plumba mbi Lleshin, i cili po udhëtonte i vetëm nga fshati i lindjes drejt Burrelit.

“Në afërsi të Urës së Kurvajës i është zënë pritë Xhavit Lleshit nga persona që më siguri kanë pasur informacion në lidhje me lëvizjet e tij. Teksa ai zbriste pranë urës, nga njëra anë e rrugës është qëlluar me breshëri mbi mjetin tip ‘Benz’, me të cilin lëvizte viktima”, bënin të ditur burime nga grupi hetimor.

Plumbat që i përshkuan trupin, i shkaktuan vdekjen e menjëhershme 49-vjeçarit. Mendohet se brenda pak minutave autorët janë strehuar në pyllin me dushqe ose mund të jenë larguar në drejtim të Rrëshenit me ndonjë automjet që kanë pasur me vete.

Ngjarja e rëndë është mësuar afro gjysmë ore me vonesë, pasi në këtë rrugë nuk ka pasur lëvizje makinash. Sakaq breshëria e automatikut nuk është vlerësuar nga banorët afër Urës së Kurvajës, duke menduar se janë gjahtarë të zonës në pyllin me dushqe. Shoferi i një automjeti që udhëtonte nga Bruçi drejt Burrelit, ka parë mjetin që kishte devijuar nga rruga dhe është ndaluar.

Sapo i është afruar makinës së Xhavit Lleshit, ai ka parë viktimën të mbuluar me gjak. Tentativa e tij për t’i dhënë ndihmën e parë rezultoi e kotë, pasi sapo është afruar, ka kuptuar se kishte ndërruar jetë. Ai sinjalizoi menjëherë Policinë për ngjarjen e rëndë. Blutë  mbërritën në vend rreth orës 08:30.

Një pjesë e efektivëve nisën krehjen e pyllit mbi Urën e Kurvajës, ndërkohë një mjet tjetër u nis në drejtim të Rrëshenit, drejtim ku mendohet të ketë lëvizur mjeti i autorëve. Mësohet se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar të paktën 15 gëzhoja automatiku “Model 56”.

VRASJA QE LINDI HAKMARRJEN

Nipi i viktimës mësohet të ketë vrarë në Angli një të ri nga fshati Shqefën i Macukullit. Madje thuhet se ai e kishte djegur viktimën për ta grabitur. Autori është dënuar maksimalisht në Britaninë e Madhe por dajat e të riut nga Shqefni kanë nisur hakmarrjen mbi familjen Lleshi. Dy vjet më parë vranë vëllain tjetër të viktimës, Xhavit Lleshi. Sakaq në vitin 1994 një vëlla tjetër i Xhavit dhe Hajredin Lleshit është vrarë në fshatin Dukagjin të Derjanit, në rrethana të paqarta. Djegja e makinës dje në Prellë ka gjasa të ketë lidhje me autorët që ekzekutuan Hajredin Lleshin sonte.

Afrim Hoxha u grabit e u vra në Londër (lajm i botuar ne 2013)

Në prill të vitit 2012, Arben Lleshi, 28 vjeç, djali i vëllait të viktimës Xhavit Lleshi, akuzohet se ka vrarë jashtë vendit Afrim Hoxhën.

Ai u arrestua më 10 prill 2012 dhe është dënuar më vonë nga drejtësia angleze me burgim të përjetshëm. Dënimi është dhënë qershorin e këtij. Afrim Hoxha u gjet nga policia i vrarë në ndenjësen e pasme të mjetit. Policia londineze ka sqaruar se fillimisht Afrim Hoxha është grabitur, më pas është vrarë me armë zjarri dhe makinës tip “Benz Mercedes” i është vënë flaka për të humbur gjurmët e krimit.

Ngjarja u zbulua nga kamerat e vendosura në rrugën ku ndodhi krimi. Të afërmit e Hoxhës kanë paralajmëruar se do të hakmerreshin për këtë vrasje.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura