Detajet/ Vepra të turpshme me vajzën, ç’bënte babai me 5-vjeçaren

Jul 5, 2017 | 23:17
SHPËRNDAJE

Pas arrestimit të babait 36-vjeçar në Maliq me akuzën se kryente veprime të turpshme me vajzën e tij 5 vjeçare zbulohen te tjera detaje.

Policia-korce-640x340

‘BalkanWeb’ duke iu referuar burimeve te prokurorise, shkruan se ka prova të mjaftueshme se ai ka konsumuar veprën penale “Vepra të turpshme”.

Burime nga prokuroria bënë me dije se Edisoni zhvishej në sy të vajzës së tij të mitur dhe kryente para saj veprime të turpshme.

Po ashtu, të njëjtat burime theksojnë se ka dyshime që 36-vjeçari më pas prekte vajzën e tij në pjesë të ndryshme të trupit.

Pasi konstatoi veprimet e bashkëshortit, gruaja e tij përveç dhunës që ai ushtronte ndaj saj, e denoncoi në polici edhe për ngacmim ndaj vajzës.

Sakaq, vogëlushja është nën kujdesin e një psikologeje, ndërsa i është nënshtruar edhe një vizite mjekësore.

Tashmë grupi hetimor është në pritje të përgjigjes së vizitës, për të parë se deri ku ka shkuar ngacmimi i babait ndaj vajzës së tij të mitur. Edison Shuli akuzohet për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Dhuna në familje”.

‘Çmendet’ babai i ri në Maliq, vepra të turpshme me vajzën 5-vjeç, kurse gruan…

Arrestohet një 36-vjeçar në Maliq pasi akuzohet se ka kryer vepra të turpshme me vajzën e tij vetëm 5-vjeçare.

Policia e Korçës, foto ilustruese
Policia e Korçës, foto ilustruese

Policia bën me dije se në pranga ka vënë shtetasin Pandi Sh., 36-vjeç. Nga hetimet e para ai akuzohet se kryente vepra të turpshme me vajzën e tij të vogël.

Nuk ka ende shumë detaje rreth ngjarjes, ndërkohë që mësohet se ai abuzonte edhe me gruan, duke e dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht.

Policia ka bërë ndalimin e tij dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura