U kap me 5 mln € hashash, vlonjati: S’di gjë, më paguan 250 euro

Jan 21, 2016 | 7:42
SHPËRNDAJE

Vlonjati i arrestuar nga policia italiane në Portin e Brindisit pasi u kap me 450 kg marijuanë në kamion, ka deklaruar se nuk kishte dijeni për lëndë narkotike.

Perlat Çarçani ka treguar se ai ishte ngarkuar me një punë për të shkuar në një fshat të Firences (Pontassieve) për të marrë mobilie për t’i dërguar në Shqipëri dhe se për këtë do të paguhej 250 euro.

Kamioni

Marijuana e fshehur në kamion ishte lyer me benzinë në mënyrë që të mos pikasej nga qentë gjurmues.

Por dëshmia e 47-vjeçarit pa precedent kriminal, bie në kundërshtim me atë që policia zbuloi pas sediljes së tij.

IMG_4985

Policia gjeti në kabinën e kamionit pajisjet që vlonjati kishte përdorur për të hapur vendin ku fshihej lënda narkotike.

Nga kontrolli i policisë, Çarçani rezulton se ka kryer hyrje-dalje të shpeshta në Itali.

Ndaj 47-vjeçarit do të rëndoi akuza e trafikimit të lëndëve narkotike në sasi të mëdha.IMG_4984FOTO07 Droga-Brindizi-2-640x425 Droga-Brindizi-1-1-640x414 Kamioni-1-640x421 FOTO04 FOTO03 FOTO1 Il carico di marijuana sequestrato nel porto IMG_4984 IMG_5003 IMG_4996 IMG_4993

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura