Detajet tronditëse/ “Motrën e kanë qëlluar me sëpatë, si e gjeta trupin të masakruar në morg”

May 10, 2017 | 13:48
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje rrëqethëse mësohen nga ngjarja në fshatin Zhejë të Kurbinit ku 41-vjeçarja Vera Tota u vra nga vjehrri i saj, sipas policisë më levë. Por ndryshe thotë vëllai i saj në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24.

vjehrri-vret-nusen-me-zemer-te-hapur

Anton Jaku rrëfen se e ka marrë vesh nëpërmjet telefonatës që i ka bërë një kushëri. Më pas ka telefonuar Arbenin i cili ia ka konfirmuar por nuk mund t’i thoshte dot asnjë detaj pasi nuk kishte qenë prezent në momentin e ngjarjes, kishte shkuar rreth 1 orë e gjysmë më vonë për shkak se ishte në punë, shkruan ‘BalkanWeb’.

Më pas është drejtuar drejt morgut të spitalit të Lezhës ku ka parë trupin e Verës të masakruar thotë ai, në kafkë dhe dorë. “E mësova nga një kushëri i imi. Më pas mora dhëndrin. Më ka thënë: “Po, ka ndodh. Nuk kam qenë prezent”. E pyeta se ku ndodhej trupi, më pas shkova në spitalin e Lezhës, në morg. Kemi hyrë në morg me motrën tjetër dhe nusen time. Kur e pamë trupin, motra ishte masakruar. Ishte prerë me sëpatë, me hanxhar. Sulmi i parë kishte qenë në ballë, por motra kishte tentuar të mbrohej dhe i kishte prerë dhe dorën. Pas kësaj ka rënë përmbys dhe ai e ka goditur në anën e pasme të kokës, e cila ka qenë e prerë”, tha ai, shkruan ‘BalkanWeb’. Antoni beson se është kryer me sëpatë pasi nga prerjet dukej qartë që ka qenë mjet shumë mprehës. Vajza e Verës ka shkuar pa ditur gjë, ka zbuluar trupin e nënës të masakruar dhe nga ajo që ka parë ndodhet në gjendje tepër të rënduar psikologjike.

Asaj i është bërë dhe presion pasi i kanë thënë që daja do të vras babain e saj, gjë që nuk është fare e vërtetë. Antoni kërkon mbrojtje për ata fëmijë të cilët ndodhën në atë banesë. Ai dyshon se mund të jetë fshehur dhe arma e krimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura