Detajet/ Kush është pronari shqiptar i picerisë, ekzekutuar në sy të gruas

Jun 27, 2016 | 13:40
SHPËRNDAJE

Identifikohet shqiptari i ekzekutuara para picerisë së tij në Itali. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur gjatë natës në qytezën e Velletrit, pranë Romës dhe shtojnë se ai është identifkuar si Ariton Shaskaj.

shaskajSipas policisë, mosha e të cilit në disa media italiane saktësohet 40 e në të tjera 33, në zonë njihej me emrin Tony. Ai ishte titullari i picerisë “Peccati di Gola”, e njohur në zonë.

Pas hetimeve, mediat publikuan identitetin e tij. Policia dyshon se ajo ka qenë një vrasje me sfond mafioz e organizuar.

Shqiptari qe u vra, me bashkeshorten dhe femijet (foto publikuar ne Il Messagero)
Shqiptari qe u vra, me bashkeshorten dhe femijet (foto publikuar ne Il Messagero)

Nga hetimet e para dhe dëshmitë e mbledhura, autori ka qenë me motor, i ndihmuar edhe nga një person tjetër dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të viktimës me pistoletë.

Viktima thuhet se ishte shumë i vlerësuar në zonë. Ai ishte i qetë, paqësor dhe nuk njihej për probleme.

Ai duket se është thërritur nga autorët që e kanë qëlluar me armë e më pas kanë humbur gjurmët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura