DETAJET/ Tentuan ta vrisnin pak orë para ndërrimit të viteve, kush është 60 vjeçari i dënuar që sapo kishte dalë nga burgu

Jan 2, 2020 | 12:14
SHPËRNDAJE

burgu-fier

Dy persona janë arrestuar sot në Patos, pasi akuzohen se qëlluan me armë drejt një 60-vjeçari për ta vrarë në fshatin Dukas në datë 30 dhjetor.

Në pranga ranë shtetasit A.G., 34 vjeç, dhe V.L., 34 vjeç, të dy banues në Patos. Policia ka sekuestruar një armë gjahu dhe dy fishekë.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje. Mësohet se shënjestra e sulmit që i shpëtoi plumbave, është Agron Hoxha.

60-vjeçari mësohet se sapo kishte dalë nga burgu ku ishte dënuar si bashkëpunëtor në një vrasje të kryer rreth viteve ’90. Dy të ndaluarit sot nga policia janë të afërm të personit që ka vdekur vite me parë. Sipas burimeve nga policia, ata kanë dashur të marrin hak duke i bërë atentat 60-vjeçarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas kallëzimit të marë nga shtetasi Agron Hoxha, 60 vjeç se dy persona kanë qëllur në drejtim të tij me armë zjarri, organizuan punën dhe bën të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasve A. G., 34 vjeç dhe V. L., 34 vjeç, të dy banues në Patos.

Arrestimi i këtyre shtetasi u bë pasi për motive të dobëta, në fshatin Dukas, Patos, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të 60-vjeçarit Agron Hoxha, banues në Patos. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu, një gëzhojë dhe dy fishekë”, thanë blutë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura