Detajet/ Takimi Rama-Meta: Nuk ka Byro Hetimi pa opozitën

Feb 13, 2016 | 8:37
SHPËRNDAJE

Koalicioni qeverisës ka analizuar dje performancën e administratës së saj, kryesisht në nivelin lokal dhe pushtetin vendor. Në takimin e përjavshëm që Kryeministri Rama bën me kryetarin e Kuvendit Meta në vilën qeveritare nr. 30, ka marrë pjesë edhe aleati më i ri i këtij koalicioni, Shpëtim Idrizi.

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate homazheve ne Akademine e Sigurise ne Sauk, per nder te komandantit te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte te Shkodres, FNSH, Simon Gjeta, i cili ra ne krye te detyres, gjate nje operacioni per arrestimin e Ruzhdi Aishtes, ne Shkoder. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during the homage in honor for Commander of the Fast Reaction Forces of Shkodra, Simon Gjeta, who has fallen on duty yesterday, during an police action to arrest Ruzhdi Aishtes.

Në përfundim të takimit që ka zgjatur 90 minuta, Kryeministri Rama nuk e kurseu batutën e tij duke thënë se “nuk do të flasim sot, se jemi ndarë”. Mësohet se tema që ka zënë pjesën më të madhe të kohës në këtë takim ka qenë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Reforma në Drejtësi.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mësohet se ka këmbëngulur që të gjenden kanalet e komunikimit për të përfshirë edhe opozitën në diskutimin dhe miratimin e projektligjit për Byronë Kombëtare. Dy ditë më parë, ai e bëri të qartë se pa opozitën kjo reformë do të ishte e pamundur.

“Ne pa opozitën mund ta kishim bërë me kohë, por e kemi të vështirë të punojmë pa opozitën, për të mos thënë e kemi të pamundur. Kështu që shpresojmë që opozita të sqarojë edhe një herë tjetër pozicionin e saj dhe e ka këtë mundësi tani që drafti vjen në Kuvend, ta bëjë në komisionet parlamentare”, u shpreh Meta pas takimit me homologun slloven të enjte në mesditë.

EMËRIMET

Në takimin e djeshëm ishin prezentë Kryeministri Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe kreu i grupit të kontrollit për emërimet në administratë për koalicionin, deputeti Musa Ulqini.

Takimi ka prekur dhe disa çështje ekonomike, kryesisht me procedurat e partneritetit publik-privat, për të cilën kreu i LSI-së ka kërkuar më shumë transparencë dhe kuadër ligjor për to.

Në takimin e djeshëm ra në sy prania e deputetit Musa Ulqini, i cili që në muajin shtator është vendosur nga Kryeministri Edi Rama në krye të një njësie që ka marrë në analizë performancën e administratës në nivel lokal dhe në pushtetin vendor.

Në prani të tre kryetarëve të këtij koalicioni, Rama, Meta dhe Idrizi, mësohet se Ulqini ka bërë një raportim se cilat janë problematikat e gjetura në emërimet në administratë.

Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili ka pasur dhe detyrën e zbatimit të marrëveshjes së koalicionit qeverisës, mësohet të ketë dhënë një pasqyrë të gjendjes në të cilën ndodhet administrata dhe cilat janë ato pozicione që mund të përmirësohen përmes një përfshirjeje më të mirë të partive aleate në të.

Një problematikë që është lënë që të ndiqet në të ardhmen është dhe administrata e bashkive, ku të tre aleatët bashkëqeverisës do të kërkojnë të përfshijnë burimet më të mira njerëzore. Pas takimit nuk pati asnjë deklaratë, nisur nga vetë tematika e brendshme e koalicionit për të cilën është diskutuar në të.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura