Detajet/ Si u zbulua autori i grabitjes në Tiranë, veprimet amatoreske që e çuan në pranga. Në shtëpi iu gjet…

| 9:34
SHPËRNDAJE

autori3

Kanë qenë kamerat e sigurisë dhe organizimi amatoresk i planit që kanë zbardhur grabitjen e një filiali të kredive të vogla në Tiranë dhe kanë çuar në arrestimin e autorit të dyshuar.

Policia tha se ka vënë në pranga shtetasin D. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Në bazë të pamjeve të kamerave të sigurisë së filialit, që kanë filmuar të gjitha momentet, si brenda dhe jashtë këtij institucioni financiar, autori ka lëvizur me një bicikletë të kuqe dhe ka qenë i pakujdesshëm në mbulimin e fytyrës.

Ai mbante me vete një shkop metalik, me të cilin ka kërcënuar dhe më pas i ka vjedhur punonjësve të këtij filiali një shumë prej 60.000 lekësh të rinj dhe dy aparate celular.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia i gjeti dhe i sekuestroi autorit biçikletën, me të cilën u largua pasi kreu vjedhjen, si dhe një shumë prej 45.000 lekësh të rinj.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.