DETAJET/ Si u vra kreu i Forcave Speciale në Shkodër, Simon Gjeta

Oct 3, 2015 | 21:50
SHPËRNDAJE

Komandanti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, Simon Gjeta ishte në ndjekje të autorit të plagosjes së 21-vjeçarit në Oblikë të Shkodrës, Ruzhdi Arishta.

Simon Gjeta, komandanti i FNSH-së Shkodër
Simon Gjeta, komandanti i FNSH-së Shkodër

Ky i fundit plagosi fqinjin e ri për një sherr për gardhin e banesës dhe më pas u largua drejt kodrës së fshatit ku edhe u fsheh.

Policia arriti që, rreth orës 19:35, ta rrethonte të kërkuarin në banesën e tij, në kodrën e fshatit. Efektivët e FNSH-së i bënë thirrje Arishtës që të dorëzohej, por ky nuk përgjigjej.

Në këtë moment, komandanti Simon Gjeta vendosi të hynte në shtëpinë e autorit – banesë njëkatëshe me katër dhoma-  dhe ta befasonte Arishtën.

Komandanti, sapo shpërtheu derën u qëllua me breshëri automatiku kallashnikov nga autori. 

Pas breshërisë, menjëherë ndërhynë efektivët e tjerë, të cilët bënë të mundur tërheqjen e Gjetës drejt radhëve të tyre dhe më pas e dërguan atë në spital. Gjeta fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura