Detajet/ Si u sulmua për vdekje 1-vjeçarja shqiptare në shtëpinë e gjyshit nga dy qen pitbull

Sep 18, 2017 | 14:39
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e tmerrshme u raportua nga mediat italiane të dielën, duke lajmëruar vdekjen e një foshnje shqiptare vetëm 1 vjeç e cila u sulmua nga dy qen pitbull. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në komunën e Flero, në Breshia të Italisë.

C_2_fotogallery_3082649_2_image

Sipas mediave italiane, vogëlushja jetonte me nënën e saj tek gjyshërit, pasi babai, shqiptar, ishte në Gjermani për të kërkuar punë, pasi e kishte humbur punën në Itali.

“Tgcom” shkruan se në momentin kur ndodhi ngjarja, 1-vjeçarja ishte në shtëpi bashkë me gjyshen dhe gjyshin, pasi nëna 22-vjeçare (italiane) ndodhej në punë.

Pasi doli në oborrin e shtëpisë për të luajtur, ajo u sulmua egërsisht nga dy qentë e gjyshit të saj.

Pavarësisht se ky i fundit ndërhyri për ta shpëtuar, nuk arriti të shpëtonte vogëlushen.

Mësohet se vajza mori lëndime të mëdha në kokë, të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Sakaq, edhe gjyshi ndodhet i shtruar në spital me demtime, por jashtë rrezikut për jetën. Mediat italiane raportojnë mes të tjerash se nëna e vogëlushes për shkak të shokut të madh që përjetoi pas lajmit të tmerrshëm, është shtruar në spital.

C_2_fotogallery_3082649_0_image

C_2_fotogallery_3082649_1_image

C_2_fotogallery_3082649_2_image

C_2_fotogallery_3082649_3_image

C_2_fotogallery_3082649_4_image

C_2_fotogallery_3082649_5_image

C_2_fotogallery_3082649_6_image

C_2_fotogallery_3082649_7_image

C_2_fotogallery_3082649_8_image

C_2_fotogallery_3082649_9_image

C_2_fotogallery_3082649_14_image

C_2_fotogallery_3082649_15_image

C_2_fotogallery_3082649_16_image

C_2_fotogallery_3082649_17_image

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura