Detajet/ Si u grabitën 8 milion lekë nga pika e transfertave të parave

May 4, 2016 | 12:40
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Zbardhen të tjera detaje nga grabitja me armë e një pike transfertash parash sot në Shkozet. Mësohet se sportelisti në momentin e ngjarje ka qenë i vetëm kur kanë hyrë dy grabitësit e armatosur dhe me skafandra, të cilët nën kërcënimin e armës i kanë grabitur atij një shunë prej 8 milion lekësh të vjetra.

Sipas burimeve, bëhet me dije se grabitësit kanë hyrë me shpejtësi brenda pikës së transfertave të parave dhe e kanë kërcënuar me pistoletë sportelistin dhe pasi kanë marrë paratë janë larguar me shpejtësi me motor.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së pikës së transfertave dhe po analizon pamjet e tyre për të identifikuar autorët.

Deri tani janë 25 të shoqëruar, ndër ta edhe dëshmitarëe dhe persona me precedentë penalë.

grabitja1

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkozet të Durrësit, ku dy persona me skafandra kanë grabitur një sasi parash në një pikë transfertash parash.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 04.05.2016, rreth orës 09:00, në lagjen Nr.14, Shkozet, dy persona me skafanda motori, dhe njëri me armë zjarri tip pistoletë, kanë hyrë në bankën “Western Union “ku kanë marrë një sasi parash.

Nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Policia ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të saj.

grabitja2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura