DETAJET/ Si tentoi Marjan Rroku të ndalte ekstradimin nga SHBA-të

Mar 1, 2016 | 7:43
SHPËRNDAJE

Marjan Rroku, ish-agjenti i SHIK-ut i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë në Tiranë 15 vjet më parë, tentoi të ndalte ekstradimin nga SHBA-të.

Marjan RrokuAi madje kishte dërguar një raport për të apeluar ekstradimin në Shqipëri, ku ishte dënuar nga gjykata për vrasjen me paramendim të Alda Canajt dhe të ëmës së saj.

Por cila ishte lëvizja e Rrokut. Ai kishte dërguar në Byronë e Apelit të Emigracionit në SHBA (BIA) një mocion për të ndalur ekstradimin.

Motivi kryesor ishte se atij i rrezikohej jeta në Shqipëri, pasi mund të hakmerreshin familjarët e Aldës.

Kështu, Rrokut iu mohua mocioni për djegien e shtëpisë së tij në Shqipëri, për të cilën kish akuzuar familjen Canaj.

Kjo thuhet edhe në raportin e BIA-s për çështjen e Rrokut, e cila e hodhi poshtë mocionin, duke lënë në fuqi vendimin për ekstradim.

Vendimi u mor nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane.

Ne refuzojmë apelimin e Rrokut në BIA se i rrezikohet jeta në kthim.

Ky mocion mund të rihapet vetëm kur ka prova të reja dhe të manipulueshme. Pretendimet e Rrokut janë pakrediblitet.

Mbi këto arsye, BIA rrefuzoi provat fotografike nga familjarë të Rrokut për pretendimet e tij, si edhe dokumentin se përse rrezikohej nga gjakmarrja.

Sa i përket djegies së shtëpisë së tij nga familja Canaj, ka raportime konstradiktore. Por duhen marrë në konsideratë vetëm burime nga Departamenti Amerikan i Shtetit, që janë burime të sigurta .

Agjencitë e lajmeve shqiptare që kanë raportuar se shtëpia e Rrokut është djegur nga familja Canaj janë të pabesueshme dhe spekulative”, shkruan raporti.

Faksimile e raportit të Departamentit te Drejtesise per ekstradimin e Rrokut
Faksimile e raportit të Departamentit te Drejtesise per ekstradimin e Rrokut

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura