DETAJET/ Si mashtroi Spiro Ksera me filmimet dhe fotografitë e montuara

Feb 2, 2016 | 21:43
SHPËRNDAJE

Numri i personave të akuzuar në çështjen “Ksera” ka shkuar në 11. Prokuroria ka gjetur prova të tjera shtesë për persona të tjerë, veç tetë shtetasve të akuzuar fillimisht. Për këtë arsye, prokurori i çështjes, Ndini Tavani, ka ngritur akuzë edhe ndaj tre personave të tjerë, duke e çuar numrin e të akuzuarve në 11.

Spiro Ksera në gjykatë
Spiro Ksera në gjykatë

Sipas Prokurorisë, ka rezultuar se shumica e aktiviteteve, për të cilat janë shpenzuar 300 milionë lekë nga ministria, janë kryer në korrik 2013.

Po kështu Prokuroria ka siguruar edhe së paku katër dëshmi të personave që në dosjet e ministrisë pretendohet se kanë marrë pjesë në aktivitetet e pretenduara, të cilët mohojnë që eventet në fjalë të kenë ndodhur ndonjëherë.

Nga ana tjetër, ka rezultuar nga vëzhgimi i fotove dhe pamjeve filmike të futura në dosjet e aktiviteteve se janë përdorur punonjës të ministrisë dhe ambiente të kësaj ministrie për të bërë foto dhe filmime “justifikuese”.

Kjo do të thotë se, pasi janë xhiruar paratë nga buxheti i dikasterit, për të justifikuar shpenzimin, janë marrë punonjës të ministrisë, mes të cilëve ish-shefi i kabinetit, Kleves Bitro, dhe janë improvizuar skena aktivitetesh të paqena, për të bërë foto e pamje filmike.

Një rast i tillë është edhe ai i një aktiviteti që pretendohet se është mbajtur në Gjirokastër, në korrik 2013. Në fotot e futura në dosjet e këtij aktiviteti rezultojnë edhe persona të veshur me tuta sportive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura