Detajet/ Si i joshte banda shqiptare femrat e i nxirrte të prostituonin

Jan 26, 2016 | 20:00
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka shkatërruar dot një bandë shqiptarësh që merrej me shfrytëzimin e femrave për prostitucion. Mediat raportuan se në pranga janë vënë 17 persona.

pros

Banda vepronte në Milano, Monza, Rimini dhe në Tiranë, ndërkohë që operacioni për kapjen e tyre është bërë në bashkëpunim me policinë shqiptare.

Sipas hetimeve, banda rekrutonte vajza të reja nga Europa Lindore duke i joshur për punë të ndershme dhe më pas i shfrytëzonin dhe i detyronin të prostituonin.

Nga detajet e reja të publikuara mësohet se vajzat që përdoreshin për të shitur trupin e tyre josheshin edhe me premtimin e martesës dhe pasi bindeshin që të vinin në Itali të jetonin me të fejuarit, detyroheshin të prostituonin.

Hetimet janë bërë në periudhën midis shtatorit 2014 dhe qershorit 2015, nga të cilat është parë se femrave të reja në disa raste u bëheshin edhe kërcënime serioze, për të vijuar të ushtronin prostitucion në disa zona të qytetit të Milanos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura