Detajet/ Shpallet data e dasmës private e Getoar Selimit me Marina Vjollcën

Oct 29, 2016 | 11:17
SHPËRNDAJE

“Diçka e madhe po vjen” ishte një status i reperit të famshëm Getoar Selimi, bashkëngjitur një fotoje me Ervin Manushin, një nga pronarët e “Lollipop” në Tiranë. Nuk e dimë nëse e ka pasur fjalën për ceremoninë e dasmës, por Ervini është vëllai i bashkëmoderuesit të Marina Vjollcës në “Procesi Sportiv”, Edi Manushit.

Ndërkohë, bie në sy fakti që Getoari tashmë kalon më shumë kohë në Tiranë, sesa në Prishtinë, pasi po përgatitet për ceremoninë private të dasmës, që do të jetë në Tiranë, më 16 dhjetor.

Marina1

Vetëm pak më shumë se një vit që nga bërja publike e lidhjes me moderatoren e njohur, reperi shqiptar me famën më të gjatë po merret vetë me çdo detaj të ceremonisë, që pritet të jetë unike dhe e personalizuar. Nuk dihet pse Geti zgjodhi Tiranën për të realizuar dasmën dhe jo Prishtinën, por sipas burimeve tona, ai e ka marrë këtë vendim nisur nga fakti se shtëpia ku banon tani ndodhet në kryeqytet.

Për çiftin më të komentuar të dy viteve të fundit, ceremonia martesore do të jetë simbolike për t’u veshur nuse e dhëndër, pasi në fakt, ata ka kohë që bashkëjetojnë në apartamentin e reperit, që ndodhet në zonën “Kodra e Diellit”. Kështu, artisti më i përfolur, Ghetto Geasy, i jep fund beqarisë ende pa mbushur 35 vjeç me 26- vjeçaren Vjollca.

DASMA E REPERIT MË TË PASUR TË KOSOVËS, DETAJET GOLD TË CEREMONISË SË LIDERIT TË “BABASTARS”

Getoar Selimi deri tani përflitet si reperi më i pasur në Kosovë, pasi vetëm për një koncert ai paguhet mbi 5 mijë euro, pa llogaritur produksionet e shumta për artistët e tjerë në studion e “Babastars”. Lideri i grupit, që ka vite që prodhon hite, flitet se po organizon një dasmë unike dhe të personalizuar, pasi edhe pse në karrierën e tij në marrëdhëniet me femrat ka arritur deri te fejesa, kjo është hera e parë që ai po shkon në altar. I njohur për eksperiencat e shumta, më në fund ishte Marina, vajza e duhur që ia mbushi mendjen për t’i dhënë fund beqarisë.

marina-geti-1-650x358

E duke qenë se janë të dy personazhe publike, pritshmëritë për ditën e tyre të jetës janë të mëdha, ndaj reperi ka marrë masat të organizojë gjithçka në perfeksion. Sa u takon fustaneve të nuses dhe kostumeve të tij, do të jenë një alternim i markave të njohura botërore me krijimet e stilistëve shqiptarë. Nuk dihet nëse do të ketë elementë të “Versaçes”, që është dhe marka pas së cilës “Uh Baby” titullohet klipi më i ri i Xhensila Myrtezajt, kësaj here në duet të nxehtë me këngëtaren nga Kosova, Kida.

Dy artistet kanë zbuluar misterin e klipit provokues femëror me publikimin e disa fotove nga skenat e tij, por fansat e kanë komentuar këtë projekt si një dalje nga vetja të Xhensilës, e cila deri më tani i kishte qëndruar besnike imazhit të vajzës së përmbajtur. Me një veshje transparente të zezë, Xhensila dëshmon krejt të kundërtën, duke nisur kështu një fazë të re të karrierës si këngëtare tashmë provokuese dhe që guxon me veshjen.

Marina-Vjollca-dhe-getoar-Selimi-1-1

Duke qëndruar brenda modës në muzikë, ajo pas duetit me reperin Mozzik në klipin “Ama Dorën”, ka zgjedhur Kidën për daljen e re muzikore. Kështu, dy këngëtaret nuk do e mbyllin vitin vetëm me bashkëpunimet që sollën me reperin Mozzik. Në këtë duet femrash, ato vijnë të nxehta dhe joshëse. Megjithëse nuk janë dhënë shumë detaje rreth Geti është i dashuruar. Ndërkohë që e ka cilësuar veten një mbret të repit, nuk do të mungojë kurora klasike në dekorimin e sallës apo ambientit me gërmat gold “MMV” (më i madhi në vend).

Ende nuk është zbuluar restoranti dhe këngëtarët që ka ftuar për atë natë, ndërkohë që përpiqet që dhe ftesat t’ua shpërndajë të ftuarve pak ditë para dasmës. Flitet se do të kenë mbi 500 të ftuar në ceremoninë e përbashkët të nuses e dhëndrit, dhe do të celebrohet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi dihet që Geti prej gati një viti ka pasaportë shqiptare./Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura