Detajet që nuk dini/ Përse nuk duhet shembur Teatri Kombëtar, pasaporta e tij

Apr 6, 2018 | 17:41
SHPËRNDAJE

Kastriot Çipi

Kastriot Çipi

KASTRIOT ÇIPI

Për ata që nuk e kanë të qartë se pse nuk duhet shembur dhe çfarë përfaqëson ndërtesa historike e Teatrit Kombëtar, ja cila është “pasaporta” e saj:

1939, përurohet Rrethi Italo-Shqiptar “Skënderbeg”, sot Teatri Kombëtar dhe Teatri Kombëtar Eksperimental.

1945, në Kinoteatrin Kosova, sot salla e Teatrit Kombëtar, zhvillohet gjyqi i parë politik i diktaturës komuniste, ku dënohen me vdekje 19 vetë dhe me burgime 40 të tjerë.

1945, themelohet Grupi Central Theatral, më vonë Theatri Popullor, sot Teatri Kombëtar, institucioni më teatror, më i vjetër dhe më i rëndësishëm në Shqipëri.

1947, themelohet “Baleti i vogël” nën drejtimin e Panajot Kanaçit 1950, themelohet Filarmonia Shqiptare, sot Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor.

1952, themelohet Estrada e Tiranës, sot Teatri i Metropolit dhe Cirku i Tiranës, sot Cirku Kombëtar, i vetmi në Ballkan.

1959, themelohet Shkolla e Lartë e Aktorëve “Aleksandër Moisiu”, më pas Instituti i Lartë i Arteve, më pas Akademia e Arteve, sot Universiteti i Arteve.

1962, themelohet Konservatori Shtetëror i Tiranës.

2011, themelohet Teatri Kombëtar i Komedisë, sot Teatri Kombëtar Eksperimental I sfidoj të gjithë të më gjejnë një ndërtesë tjetër në Shqipëri, që ka më shumë histori sesa ndërtesa e Teatrit Kombëtar!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura