Detajet/ Prostitucioni në Vlorë, kapet i riu që shfrytëzonte të fejuarën

Jan 28, 2016 | 10:01
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka goditur një bazë kriminale që merrej me shfrytëzimin e prostitucionit. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se në kuadër të operacionit “Minorenia”, janë arrestuar tre persona, dy prej të cilëve janë femra.

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Në pranga ranë 39-vjeçarja Laureta Alili, 20-vjeçarja Xhoana Çelaj dhe 21-vjeçari Klaudio Kovaçi, të tre banues në Vlorë.

“Tek Parku i Tregtisë, në vendin e quajtur “Bar-Colombo”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i Laureta Alilit, e cila është arrestuar duke shfytëzuar për prostitucion Xhoana Çelajn kundrejt një vlere prej 5 000 lekë (para’ që jepeshin nga persona të autorizuar për ndërhyrje).

Është ndaluar edhe Klaudio Kovaçi, i cili shfytëzonte për prostitucion bashkëjetuesen e tij, Xhoana Çelajn.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura