Detajet/ Pronarët e lavazhit qëlluan ndaj qiramarrësve, si ndodhi konflikti me armë në Berat

Oct 19, 2019 | 17:15
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur këtë pasdite në Berat, ku janë regjistruar disa të shtëna me armë zjarri në rrugën e Uznovës.

Sipas “BalkanWeb”, konflikti me armë ka nisur për qiranë e një lavazhi, pasi pronarët kishin pretendime se qiramarrësit nuk paguanin në kohë.

policiaaa-600x360

Kanë qenë pronarët e lavazhit, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të qiramarrësve, por fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur.

Ndërkohë, policia ka arrestuar dy persona dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ BalkaWeb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura