Detajet për avionin e drogës, mes të arrestuarve edhe një polic (FOTO)

Aug 26, 2015 | 11:23
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas arrestimit të 14 personave me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, 8 në Itali dhe 6 në Shqipëri, të tjera detaje janë zbuluar rreth këtij grupi. Mediat italiane shkruajnë se kreu i grupit ishte Vilson Lamaj, njëkohësisht edhe piloti i avionit me të cilin transportohej droga.

avionet

Ndërsa sipas disa të dhënave të publikuar nga televizioni “News24”,  26-vjeçari Limaj e kishte blerë avionin rreth 50 mijë euro dhe patentën e kishte marrë për të pilotuar në Itali, në “Aeroclub G. Bortolotti” afër Bolonjës.

Para nisjes nga Italia, nga ana e policisë avionit i është vendosur një pajisje GPS, me anë të së cilës është monitoruar i gjithë itinerari i lëvizjes së Avionit.

Grupi i Shqiptarëve të përfshirë në trafik banonin kryesisht në krahinat e Riminit dhe Forlì­Cesena, të cilët importonin marihuanë nga Shqipëria, gjithashtu duke përdorur një avion ultra të lehtë.

Organizata kishte në dispozicion plantacione të marihuanës në Shqipëri dhe në Itali me të cilën planifikonin pastaj për të furnizuar kryesisht bregdetin e Adriatikut.

Hetimet Fillestare kanë nisur që në muajin janar , kur gjatë kontrollit të shpërndarësve të rinj, u arrit të identifikohej një ndërlidhës shqiptar i cili u arrestua me datën 27 mars me 50 kg marijuanë që po transportohej në bagazhin e një makinë në Gatteo (Forlì­Cesena), Makina vinte nga Shqipëria.

Në vijim të hetimeve rezultoi se shpërndarja e drogës kryhej nga një organizatë kriminale e përbërë nga dy familje shqiptare që operonin në të dy anët e Adriatikut.


Hetimi, deklarata e plotë e Policisë:

Procedimi penal nr. 203, është rregjistruar në mesin e muajit Korrik 2015, duke shkëmbyer vazhdimisht informacion dhe koordinuar veprimet mes Policisë shqiptare dhe asaj italiane.

Autoritetet u vunë në dijeni për aktivizimin e një linje që do të trafikonte drogë, nga vendi ynë drejt Italisë.

Gjatë këtij hetimi pro-aktiv, duke aplikuar metoda speciale, për më shumë se 1 muaj, janë identifikuar dhe mbajtur nën kontroll personat e dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale dhe u shkëmbye informacion me autoritetet italiane.

Linja e trafikut, ishte planifikuar të kryhej përmes përdorimit të një avioni të vogël. Policia shqiptare identifikoi menjëherë personat e përfshirë në rrjet dhe i mbajti ata nën vëzhgim.

avioni

Në koordinim me homologët italianë, nëpërmjet shërbimit Interforce, u godit i gjithë grupi, pas dokumentimit të linjës së trafikimit.

Në këtë kuadër, mëngjesin e datës 24 gusht 2015, avioni i vogël i drejtuar nga shtetasi Vilson Lamaj është është nisur nga Italia me destinacion vendin tonë, duke u ulur në orën 07:02 minuta, në një zonë pa shumë lëvizje në afërsi të fshatit Xhelilaj, pranë Sevasterit në Vlorë, ku edhe ka ngarkuar një sasi prej 120 kg marijuanë.

Vladimir Zanaj, efektivi i Policisë së Vlorës Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore
Vladimir Zanaj, efektivi i Policisë së Vlorës Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore

Në momentin e uljes së avionit në Brindizi, policia italiane ka arrestuar shtetasin shqiptar Vilson Lamaj dhe bllokoi lëndën narkotike.

Sapo mjeti fluturues ka zbritur në tokën italiane, është kryer bllokimi i tij. Ndërkohë që policia shqiptare ka ndaluar në orët e natës 6 persona, të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar droge, mes tyre edhe 1 punonjës policie.

Trajektorja e levizjes së avionit
Trajektorja e levizjes së avionit

Personat e ndaluar në Shqipëri janë:

– Neko Bruhamaj, 45 vjeç, lindur e banues Ramicë, Vlorë
– Fatos Bruhamaj, 30 vjeç, lindur në Ramicë e banues në Vlorë
– Fadil Shahaj, 53 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlorë
– Igli Shahaj, 22 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlore
– Sokol Lamaj (Burhamaj), 34 vjeç, lindur e banues në Babice e Madhe Vlorë
– Vladimir Zanaj, efektivi i Policisë së Vlorës Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore.

Në Itali janë arrestuar 8 persona, rezidentë në shtetin fqinj:

– Elizer Ahmetaj, 27 vjeç
– Xhesian Ahmetaj, 21 vjeç
– Arshi Ahmetaj, 29 vjeç
– Artjon Lamaj, 29 vjeç
– Kleo Lamaj, 30 vjeç
– Bukurosh Këshilli, 25 vjeç
– Virjon Imeraj, 32 vjeç
– Vilson Lamaj, pilot i avionit. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura