Detajet nga operacioni në Tiranë, policia i shkoi në banesë 39-vjeçarit me dy emra, ja çfarë iu zbulua

Feb 3, 2023 | 11:52
SHPËRNDAJE

policia-naten-1

Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë policort të koduar “Procesi”, një 39-vjeçar me dy emra, i cili mbante në banesë, qese farmaceutike dhe peshore elektronike, për të ndarë në doza sasitë e mëdha të drogës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasi Jurgen (Klodian) Sula, 39 vjeç, banues në Tiranë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në rrugën “Ramazan Kasa”, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 540 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 peshore elektronike dhe qindra qese farmaceutike për ndarjen në doza të lëndëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një aparat celular”.

Policia tha se po heton për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura