Detajet nga hetimet për drejtorin e ‘Burgut 313’, në pranga edhe dy persona të tjerë. Flitet për shuma të mëdha parash. Lejuan…

Apr 3, 2020 | 19:37
SHPËRNDAJE

Bashkë me drejtorin e Burgut “313” Eduard Struga, janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë. “Panorama” mëson se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike ndaj kreut të IEVP-së.

spak

Në njoftimin e SPAK, të siguruar nga “Panorama”, thuhet se “pas regjistrimit të procedimit penal, strukturat e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E.S, me detyrë drejtor i burgut ‘Jorgan Misja’, shtetasin F.A, me detyrë Shef i Logjistikës i IEVP-së ‘Jordan Misja’ dhe shtetasin E.K, përfaqësues i një subjekti tregtar. Shtetasit F.A. iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma prej 100 mijë lekësh, objekt i përfitimit të parregullt”.

Gjithashtu, SPAK thekson se:

“Funksionarët publikë të arrestuar në flagrancë në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar dhe marrë shuma të konsiderueshme parash (rreth 550 mijë lekë) si përfitim i parregullt, në këmbim të krijimit të favoreve për të ushtruar aktivitet tregtar në ambientet e brendshme të IEVP-së ‘Jordan Misja’ në Tiranë”.

“Shtetasi E.K., i arrestuar në flagrancë, u ka dhënë funksionarëve publikë, si përfitim të parregullt, shuma të konsiderueshme parash”, thuhet më tej.

Hetimet nisën pas denoncimit të një shtetasi dhe po vijojnë ende.

spak per burgun

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura