Detajet nga dosja/ “Bledar Toçi e vrau Haxhollin me dashje”, ç’gjeti prokuroria në banesën e krimit, nga provat rezulton se…

Oct 12, 2019 | 23:20
SHPËRNDAJE

Zyrtari i burgut te Durresit, Bledar Toçi, qe qelloi me armen e sherbimit dhe la te vdekur ne vend shtetasin Dritan Haxholli, pas perplasjes se shtepine e Marsida Qatjas ne Kavaje, akuzohet per vrasje me dashje. Akuzen, e ngriti policia qe pak ore pas krimit, ku njoftoi edhe arrestimin e Tocit ne spital. 

Por sot organi i akuzes, nga provat e mbledhura ne banesen e krimit si dhe deshmite e marra nga personat qe kane qene te pranishem ne momentet e ngjarjes, ka dale ne konkluzionin se vrasja ka qene me dashje e jo ne kushtet e vetembrojtjes, sic ka thene para oficereve te policise gjyqesore shefi i sigurise se brendshme prane burgut ne Durres.

1

Edhe pse ai ka deklaruar per policine se ka qelluar per vetmbrojtje, pasi Haxholli e kishte qelluar me kallashnikovin qe kishte me vete ne momentin qe hyri naten ne banesen e Qatjas, prokuroria shprehet per vrasje me dashje. Se paku keshtu theksohet ne dosjen e organit te akzues per ngjarjen e rende te Kavajes, zbardhur nga “News 24”.

Sipas kronologjise se ngjarjes, ne dosjen e prokurorise, Dritan Haxholli, i cili ishte në kërkim nga policia për dy akuza, ka goditur dritaren e katit të parë me qytën e automatikut që kishte fshehur poshtë xhaketës’, dhe siç thuhet në dosje, “nëna e tre fëmijëve e ka ftuar të hyjë në shtëpi”.

Nderkohe menjëherë ka qëlluar me automatik në drejtim të Bledar Tocit, duke e plagosur lehtë në qafë. Zyrtari i burgut të Durrësit i është kundërpërgjigjur dhe me armën e shërbimit ka derdhur plot 17 plumba mbi Dritan Haxhollin.

Me urgjencë, Toçi  ka dalë nga ‘dupleksi’ dhe me makinën e tij ka shkuar në spitalin e Kavajës për ndihmë, ndërsa Qatja ka njoftuar policinë.

“Nisur nga provat e siguruara në vendngjarje dhe dëshmitë e personazheve të përfshirë, prokuroria ka dalë në konkluzionin paraprak se Bledar Toçi nuk e vrau Haxhollin për vetëmbrojtje, ndaj për këtë shkak ndaj zyrtarit të burgjeve është ngritur akuza e vrasjes me dashje”- thuhet ne dosje.

Gjithashtu mbi supet e zyrtarit të burgjeve dhe vëllait të tij Bernard Toçi është ngritur edhe akuza e mbajtjes së lëndëve narkotike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura