DETAJET/ Mat, pranga 6 personave që mbanin dinamit, katër prej tyre udhëtonin me motorçikleta

Mar 17, 2015 | 20:58
SHPËRNDAJE

foto ilustruese

Mat- Forcat e Policisë Mat e Dibër kanë arrestuar në aksin nacional Klos-Burrel gjashtë të rinj, banorë të fshatrave Patin, Cerujë dhe Kurdari.

Burimet saktësojnë se aksioni është kryer në konspiracion të plotë, pasi kishte informacion se këto persona transportonin dinamit, kapsolla dhe fitilzjarrpërcjellës, raporton korespondenti i Panorama ne Mat.

“Arrestimi i të rinjëve është kryer në afërsi të fshatit Suç, teksa katër të rinjtë udhëtonin me motorçikleta, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar në një lokal buzë rrugës nacionale. Nuk dihet qëllimi i mbajtjes së afro 10 kg dinamit, një sasie të konsiderueshme kapsollash dhe fitili zjarrpërcjellës. Policia po heton për të zbuluar destinacionin e lëndës plasëse”, thanë burime pranë Drejtorisë së Policisë Qarkut Dibër.

Mendohet se jo të gjithë personat e arrestuar kanë lidhje me transportimin e materialeve të ndaluara. Specialistë të Policisë dhe Prokurorisë së Matit vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura