DETAJET/ Makina ra nga 100 metra lartësi, 2 të vdekur e 2 të plagosur

Apr 30, 2016 | 14:54
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Diber, teksa një automjet me 4 pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në Liqenin e Shkopetit.

Aksidenti5
Pamje nga vendi i aksidentit (Foto: Hasan Pasha

Forca të shumta Policie dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të shpëtuar pasagjerët.

Sipas burimeve jozyrtare, mësohet se dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Mjeti i tipit “Benz” ka dalë me shpejtësi nga tuneli i madh i Shkopetit dhe ka rënë nga 100 metra lartësi në breg të Liqenit.

Një prej viktimave është nxjerrë nga furgoni, ndërsa tjetri mbetet ende i bllokuar. Gjithashtu, 2 të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Laçit. Forca polcie nga Lezha, Burreli, Laçi e Dibra kanë shkuar në vendngjarje.

NJOFTIMI I POLICISE

Me datë 30.04.2016, është njoftuar se në rrugën Milot -Burrel,  në vendin e quajtur  tuneli i Shkopetit në dalje, një mjet Benz me targa AA 923 FH  ka dalë  nga rruga.

Si pasojë kanë mbetur 2 shtetas të vdekur  dhe 2 të tjerë janë dërguar për në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia në vendngjarje po vazhdon veprimet .

Në përfundim informacion i plotë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura