FOTO/ Kush është pronari i vilës që iu vu eksplozivi, vinte gjoba dhe kanoste me jetë

May 9, 2017 | 11:21
SHPËRNDAJE

Zbulohen detaje nga e shkuara e shtetasit Feta (Fetah) Mataj, ish-punonjës i Bashkisë në Parkun e Autobuzeve, vila e të cilit u hodh në ere, sot ne mesnatë, ndërkohë që ai kishte vetëm pak kohë që kishte dale nga burgu.

Policia-e-Durresit

Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, më datë 28 shtator 2012, e ka dënuar me 5 vjet burg dhe 1,5 milionë lekë gjobë në mungesë, për shtrëngim me anë të kanosjes për të përfituar.

Feta Mataj
Feta Mataj

Mataj u ndalua më 26 qershor 2011 për tre gjoba të vendosura ndaj punonjësit të një kompanie private në Shkozet, ndërsa i bënte presion për gjobën e katërt 750 mijë lekë.

Ish kryekontrollori i Parkut të Autobusëve në Durrës, akuzohej se kishte detyruar një 24-vjeçar t’i jepte 750 mijë lekë.

durres

Mataj, i lindur në Tepelenë dhe banues në Lagjen Nr. 15 të qytetit të Durrësit, ishte denoncuar nga shtetasi A.D., i cili kishte deklaruar para forcave të rendit se ishte kërcënuar me jetë nga 29 vjeçari Mataj (në vitin 2011 Mataj ishte 29 vjeç) nëse nuk i jepte shumën e kërkuar.

Feta Mataj njihet si person me precedentë penalë të mëparshëm. Në vitin 2009 është arrestuar si sekser në një çështje korrupsioni me funksionarë të Bashkisë së Durrësit.

Më pas, në protestat e 21 janarit, Mataj rezultoi si një ndër personat që kundërshtuan me dhunë forcat e policisë. Ai u arrestua më 30 janar, por u la për t’u hetuar pozicioni i tij në ngjarjet e 21 janarit në gjendje të lirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura