DETAJET/ Kush është biznesmeni Nuredin Suli, iu bë atentat para 1 viti

Feb 9, 2016 | 14:41
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka reaguar për herë të parë pas dështimit të një atentati në pranë qendrës tregtare Kristal.

nuredin-suli

Biznesmenit Nuredin Suli i ishte vendosur një sasi eksplozivi poshtë makinës, por për fatin e tij të mirë, pakoja nuk shpërtheu pasi ra në tokë teksa ai nisi makinën.

Në njoftimin për shtyp të policisë thuhet se Suli është një person me precedentë të mëparshëm kriminalë, teksa një vit më parë iu bë një atentat në Patos.

“Në datë 08.02.2016, rreth orës 11:15 në rrugën “Medar Shtylla” tek parkingu i qendrës “Kristal”, shtetasit Nuredin Suli, 53 vjeç, i është vënë një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip “Mercedes Benz” me targë “AA 667 GT”. Eksplozivi është çaktivizuar nga forcat xheniere. Ky shtetas, i skeduar dhe me precendentë kriminalë, sipas informacioneve paraprake, para 1 viti në qytetin e Patosit, Fier ka qenë synim i një atentati tjetër për arsye hasmërie. Policia po punon për zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura