DETAJET/ Kush e solli në Shqipëri Devi Kasmin i cili përfundoi i vrarë

Feb 1, 2018 | 9:00
SHPËRNDAJE

Devi Kasmi, 41-vjeçari që u ekzekutua në një atentat mafioz mbrëmjen e së hënës në Tiranë, është përcjellë dje për në banesën e fundit.

devi-kasmi-defrim-kasmi4

Ceremonia mortore nisi dje në orën 14:00, nga rruga e “Barrikadave”, përballë gjimnazit “Sami Frashëri”, ku banon familja e Kasmit dhe u mbyll në varrezat e Tufinës, ku tashmë ai do të prehet në banesën e fundit.

Devi apo siç e njihnin miqtë dhe të afërmit me emrin Dëfrim, ishte kthyer vetëm prej disa ditësh në Shqipëri, për t’i qëndruar pranë vajzës së tij, që sipas të afërmve kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Deri para pak kohësh, Kasmi kishte në pronësi dy biznese, një palestër dhe një shtypshkronjë, të cilat tashmë nuk rezultonin më në emrin e tij.

Megjithatë, para pak ditësh ai ishte parë në ambientet e palestrës që kishte pasur në pronësi, e cila është mjaft e njohur pasi frekuentohet nga persona VIP.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura