Detajet/ Jeta e Viola Spiros pas burgosjes së të dashurit

SHPËRNDAJE

Për katër vite, ato njiheshin si dy motrat velina të programit investigativ “Fiks Fare”, Viola e Petrula Spiro. Por me largimin nga ai emision, rrugën e televizionit e vazhdoi Viola, të cilën e pamë si prezantuese në disa emisioneve sportive. E fundi i vitit 2017 për të ishte më i bujshmi për jetën e saj private, për shkak të burgosjes së të dashurit, Valentin Selaj, i cilësuar ndryshe si bos kokaine në Holandë dhe Itali.

Për lidhjen e saj të dashurisë, Viola kishte folur në media, por pa ia përmendur emrin, deri në momentin e arrestimit të tij në Firence, që bëri dhe vetë Violën protagoniste të mediave italiane. Ajo u komentua si e dashura bukuroshe e bosit të kokainës, e cila bënte jetë luksoze dhe udhëtime të shtrenjta nëpër Europë, në sajë të mundësive dhe parave, që i ofronte ai. E pas gjithë kësaj zhurme, Viola tani shfaqet më shumë pranë motrës së saj Petrulës, duke kaluar në plan të dytë sa i takon protagonizmit në rrjetet sociale me jetën e saj. Madje, duke qenë në shoqërinë e Petrulës, u bë shkas për një lajm në media, të cilët ngatërruan të dashurin e Petrulës duke e komentuar si të dashurin e ri të Violës.

Ishte, pikërisht, një foto e Violës me motrën Petrula Spiro dhe partnerin e saj, Marin Blushi, që bëri xhiron në disa portale, që nxituan të hamendësonin se Viola është në një lidhje të re dashurie. Megjithëse Petrula ka publikuar shpeshherë foto me të dashurin e saj, prania e Violës në foto, me sa duket, ngacmoi më shumë për t’i bërë konfuze disa portale. Pasi i dashuri i Violës, Valentin Selaj, u arrestua me akuzën e trafikut të drogës, edhe moderatorja është vënë në krye të titujve e komenteve. Por nëse për të gjitha lajmet e ditëve të fundit, Viola zgjodhi të heshtë, për lajmin në fjalë ajo reagoi me shpejtësi të rrufeshme duke u treguar të gjithëve se ai, se djali në foto është partneri i motrës së saj, Petrula. Duke postuar një foto të çiftit duke u puthur me njëri-tjetrin, por edhe duke i etiketuar ata me emra, Viola u ka mbyllur gojën të gjithëve që hamendësuan një lidhje të re të saj. Po ashtu, Viola shënoi mbi foto edhe datën kur është bërë fotografia. Por duket se, tashmë, Viola nga një protagoniste në familjen e saj është kthyer, mesa duket, në personazh dytësor mes dy motrave.

Tani radhën për ta shijuar jetën e ka Viola, e cila poston shumë shpesh foto duke udhëtuar nëpër Europë me të dashurin”. “Gëzuar Vitin e Ri 2018!”, ishte diçitura e Petrulës në fotot me partnerin, të shkrepura në Amsterdam. Dy motrat Spiro, ish-velinat e “Fiks Fare”, Viola dhe Petrula, shumë shpesh i ngatërrojnë me njëra-tjetrën, sidomos pasi u bënë të dyja bionde. Por nëse motrën e madhe, Violën, e keni parë më shpesh në ekran, Petrula është më e tërhequr. Ajo ka studiuar “Marrëdhënie me Publikun” dhe ushtron profesionin e saj në një projekt në këtë fushë. Në lidhje me emrin Petrula, ajo ka treguar në një intervistë te “Rudina”. “Unë jam pagëzuar me këtë emër sipas emrit të gjyshit, Petraq. Në të vërtetë, në pasaportë e kam emrin Ina”, tha ajo, por askush nuk e thërret dhe nuk e njeh me këtë emër, veç pasaportës. Prej disa kohësh, edhe Petrula është në një lidhje dashurie, të cilën është duke e zyrtarizuar së shpejti. /Panorama Plus/

Te lidhura

 

Artikulli paraprakVIDEO/ Shikoni momentin kur shembet godina 12-katëshe
Artikulli tjetërPas Ballës, Rama me ultimatum për kryebashkiakët. Zbulon kushtin për rikandidim

S'KA KOMENTE

Comments are closed.