DETAJET/ Ish-imami nga Pogradeci u përdor “mish për top” nga ISIS

Apr 16, 2016 | 8:19
SHPËRNDAJE

Ish-imami i Leshnicës, Almir Daci, që kërcënoi shqiptarët me video, është përdorur si “mish për top” nga ISIS, derisa gjeti vdekjen në frontet më të vështira të luftës, shkruan “Gazeta Shqip”.

Militanti i ISIS, Almir Daci në një video te postuar në qershor 2015.
Militanti i ISIS, Almir Daci në një video te postuar në qershor 2015.

Nga fillimi i prillit e deri më tani, agjencitë ligjzbatuese në Shqipëri, kanë mundur të vjelin informacione të rëndësishme për rrethanat e vrasjes, ku më kryesorja është ajo e përdorimit të pogradecarit për misione tepër të vështira.

Që në fillim, duket se Daci ishte tepër i sigurt që ishte ngritur në përgjegjësi dhe kishte fituar besimin në radhët e shefave të ISIS, por gjithsesi nuk duhet të harronte se mbetej gjithnjë nën urdhrat e tyre, sepse komandimi dhe menaxhimi i Kalifatit është e drejtë ekskluzive e vendasve, pra sirianëve dhe irakianëve.

Daci bënte pjesë tek të huajt, pra ishte mes armatës së xhihadistëve që kishin shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak.

Kështu , besohet se Daci është dërguar me mision luftimi në frontet më të ashpra të luftimeve, ku ka gjetur vdekjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura