DETAJET/ Ish-deputeti i PS-së e kërcënoi me armë ish-bashkëjetuesen. Ja si u arrestua

Aug 19, 2017 | 9:22
SHPËRNDAJE

Pas arrestimit te ish-deputetit te PS-se, Hamit Kosta, Policia e Elbasanit ka dhene detaje.

Keshtu, sipas Policise, Kosta ka kercenuar me arme ish-bashkejetuesen. Ish-deputeti i PS-se, eshte arrestuar nga Policia dhe i eshte sekuestruar edhe arma, me te cilen ka terrorizuar ish-bashkejetuesen E.T. ne Elbasan. 20915960_10214002225195493_1606346385_n

Ngjarja ka ndodhur ne lagjen “5 Maji” te qytetit. Dyshohet se Kosta i eshte afruar ish-bashkejetueses me automjetin e tij, tip “Hammer” dhe i ka treguar edhe armen e zjarrit.

Nuk dihet ende pse ka lindur konflikti mes tyre. Kosta ka qene deputet i PS-se, deri ne vitin 2008, kur iu bashkua PDK-se.

NJOFTIMI I POLICISE

Kanos me armë zjarri ish-bashkëjetuesen, arrestohet në flagrancë nga policia.

Sekuestrohet arma e zjarrit dhe automjeti. Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Hamit Kosta, 62 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi  në Lagjen “5 Maji” me automjetin e tij tip “Hamer”  me targa PE2505A dyshohet të ketë kanosur me fjalë dhe me armë zjarri  ish- bashkëjetuesen, shtetasen  E.T., 38 vjeçe banuese në Elbasan.

Gjatë kontrollit të mjetit, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri pistoletë me gjashtë fishekë model 9mm të vendosur në krëhërin e saj. Arma e zjarrit së bashku me automjetin janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura