DETAJET/ Humbi jetën sot në spital, 43-vjeçari nga Kavaja, pronar i një hoteli, ishte kthyer nga Italia. Pas lajmit të infektimit familja e tij…

Mar 23, 2020 | 10:39
SHPËRNDAJE

koronavirus-pacienti-karantina-infektivi-COVID19-Infektivi56

Një pacient 43-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pak para se një tjetër pacient të humbte jetën, duke e çuar kështu në 5 numrin e viktimave në Shqipëri, të prekur me koronavirus.

Gazetari i Panorama bën me dije se 43- vjeçari nga Kavaja ishte kthyer nga Italia përpara 15 ditësh dhe udhëtonte shpesh në vendin fqinj, pasi jetën e ndante mes dy shteteve. Gjysmën e familjes ai e kishte në Itali.

Viktima ka në pronësi dhe një hotel i cili funksionon gjatë verës në Kavajë.

Gjendja shëndetësore e tij mësohet se është rënduar mbrëmjen e djeshme, të dielën, ku mjekët e vendosën në frymëmarrje të drejtuar, por mëngjesin e sotëm ai e ka humbur betejën me jetën.

Që në momentin që pacienti me inicialet I.M është dërguar në spitalin infektiv në Tiranë, të gjithë familjarët dhe miqtë e tij u vetëkarantinuan.

Gazetari i Panorama bën me dije se 43-vjeçari kishte takuar pak persona gjatë qëndrimit të tij në Kavajë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura