Grabitja e 180 mijë dollarëve, ja nga u larguan 2 autorët me motor

Apr 26, 2016 | 19:19
SHPËRNDAJE

Detaje të tjera janë zbardhur nga grabitja spektakolare e 180 mijë dollarëve të një kambisti pranë hotel “Sheraton” në Tiranë.

Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mësohet se autorët kanë qenë dy, njëri prej të cilëve priste të parin në motor dhe ishte i pamaskuar.

Shtetasi S.H. punonjës i kambistit, sapo kishte tërhequr 180 mln lekë nga një bankë e nivelit të dytë dhe po shkonte te qendra e këmbimit valutor.

Ai ishte i shoqëruar nga një person tjetër, që është marrë në pyetje gjithashtu. Në momentin që i afrohej hotel “Sheratonit”, një person i maskuar dhe me pistoletë iu afrua dhe nën kërcënimin e armës i mori çantën me para.

Ai më pas rendi drejt motorit ku e priste bashkëpunëtori dhe të dy u nisën drejt “Rrugës së Elbasanit”.

Për këtë arsye, Policia dyshon se grabitësit mund të kenë dalë nga Tirana dhe janë drejtuar për në Elbasan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura