Detajet/ Si u arratisën grabitësit e armatosur nga banesa e biznesmenit

May 1, 2016 | 18:10
SHPËRNDAJE

Banesa e biznesmenit Sabah Rrashketa në Shkodër është tentuar që të grabitet sot në mesditë dhe e gjithë situata në fakt i ka ngjarë një skenari filmi. 4 hajdutë kanë tentuar që të hyjnë në banesën e biznesmenit shkodran por nuk ia kanë arritur qëllimit.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Sahati” në lagjen “Vasil Shanto”. Ka qenë ora 12:45 e së dielës kur një qytetar ka njoftuar policinë se ka parë katër persona që nuk i njihte por që ishin të maskuar duke u futur në katin e tretë të një pallati që rezulton të jetë i biznesmenit shkodran.

operacioni shkoder

Ky i fundit nuk ka qenë aty në momentin kur kanë hyrë grabitësit, por ka mbërritur më pas atje.

Policia ka rrethuar të gjithë zonën, mirëpo grabitësit kanë mundur të arratisen. Ata nuk kanë arritur të marrin asgjë me vete, por të armatosur janë larguar.

Kur është parë policia duke ardhur dyshohet se tre personat e paidentifikuar që ndodheshin në katin e tretë janë hedhur tek një shtesë e atij pallati në katin e dytë dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Policia ende nuk ka një ide se kush mund të ketë qenë edhe pse ka shoqëruar disa persona në komisiariatin e Shkodrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura