Detajet e reja/ Zbardhet dëshmia e grekut Eftimius. Zbulon lidhjen me Hoxhallarin, por…

Feb 5, 2018 | 14:53
SHPËRNDAJE

Janë zbardhur detaje të reja nga dëshmia e shtetasit Grek në polici. Sipas News 24 shtetasi grek Eftimius Eftimu nuk ka pranuar që të ketë lidhje me vrasjen.

“Kam ardhur disa herë në Shqipëri. Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen. Aurelin e njoh që kur kishte ardhur emigrant në Greqi. Kam qëndruar disa herë tek shtëpia e Aurelit në Mezëz”, ka qenë kjo një pjesë e dëshmisë së tij përpara hetuesve.

Shtetasi Grek ka marrë avokat mbrojtës Saimir Vishën.  Në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë që e implikon.

Ekzekutoi Kasmin/ Zbardhet dëshmia e grekut: Në Shqipëri erdha për…

Pamjet e kamerave të sigurisë së palestrës së Devi Kasmit ndihmuan policinë të binte në gjurmët e ish-anëtarit të forcave speciale greke që dyshohet si ekzekutor i 42-vjeçarit. “BalkanWeb” mëson se në pamje viktima dhe ekzekutori shfaqen duke debatuar.

eftimiu2

Vetë Efthimiu Efthimius i vënë në pranga nga policia ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen dhe se ishte i shokuar nga arrestimi.

Efthimiu Efthimius është marrë mbrëmë vonë në pyetje nga policia dhe ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Madje ai shprehet se ishte i shokuar nga arrestimi.

Greku nuk ka dhënë shpjegime nëse njihej me Devi Kasmin si dhe ka refuzuar të japë detaje rreth debatit që ka zhvilluar me të tri ditë përpara se ai të ekzekutohej në rrugën “Petro Cani”.

“Në Shqipëri kam ardhur për qejf. S’kam kryer asnjë krim”,- u ka thënë ai hetuesve në prani edhe të një avokati të caktuar kryesisht nga shteti, siç mëson “BalkanWeb”.

Nga hetimet rezulton se shtetasi grek ka hyrë në Shqipëri prej afro dy muajsh dhe është vendosur në një shtëpi me qira në zonën e “Unazës së re”.

Ai ka pranuar se gjatë qëndrimit në vendin tonë është njohur me njërin nga personat e arrestuar me të.

BW

http://www.balkanweb.com/site/a-e-njihte-devi-kasmin-cfare-tha-ne-polici-speciali-grek-i-dyshuar-per-vrasjen-sherri-ne-palester-qe/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura