Detajet e reja/ Si ndodhi aksidenti me 2 viktima, Benzi me shpejtësi të madhe goditi taksinë, pastaj…

Feb 22, 2018 | 22:14
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Të tjra detaje janë zbuluar nga aksidenti i ndodhur gjatë natës në Maminas.

Burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije se po hetohen në dy pista, aksident dhe aksident i qëllimshëm nga ana e drejtuesit të mjetit tip Benz.

Drejtuesi i Benzit po lëvizte me rreth 150 km/orë, kurse taksia me 80 km/orë.

aksidenti

Benzi i ka bëtë sinjal me drita për të hapur krahun, taksia e ka hapur pjesërisht, për shkak të errësirës dhe shpejtësisë së madhe, benzi e ka goditur në fenerin e majtë taksinë. Taksia ka ecur disa metra dhe në kohën që është afruar te karburanti, marmita i ka kapur në bordurë, dhe është ngritur në ajër, ka bërë një rrotullim dhe është kthyer përmbys, ashtu si edhe u gjet. Taksisti dhe vajza që ishte në sediljen e pasagjerit kanë vdekur në vend.

Ndërkohe që në makinën benz janë gjetur të hapur të dy airbeg-ët, si dhe janë gjetur njolla gjaku brenda në pjesën e shoferit.

Një aksident fatal i mori jetën asaj dhe taksistit nga Durrësi, Bujar Agalliu 60 vjeç.

Nga veprimet paraprake të policisë, dyshohet se një mjet tip “Benz” e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.

Në mjetin tip “Benz” nuk është gjetur asnjë shtetas, pasi drejtuesi i saj e ka braktisur dhe ia ka mbathur menjëherë.

EMRI/ Aksidenti në Durrës, policia shpall në kërkim drejtuesin e Benzit: Hetohet edhe aksident i qëllimshëm

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim drejtuesin e mjetit tip Benz, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin që ka ndodhur gjatë natës në Durrës.

Sipas policisë personi i shpallur në kërkim është Dardan Gjeka, pronar i mjetit me targë AA 060 SP.

Gazetari i “Panorama”, referuar burimeve nga grupi i hetimit ben me dije se po hetohet ne dy pista: ngjarje aksidentale dhe aksident i qëllimshëm.

Ne sediljen epare te mjetoit Benz qe dyshohet se eshte tashme hskak i aksidentit jane gjetur njolla gjaku.

Përplasi taksinë, vdiq shoferi dhe pasagjerja. Policia: Te Benzi nuk gjetëm asnjë, po kërkojmë…

Detaje të reja nga aksidenti i rëndë me dy viktima që ndodhi mbrëmë vonë në autostradën Durrës- Tiranë, pranë Maminasit.

aksidenti2

Në njoftimin e parë lidhur me ngjarjen, policia ka bërë të ditur se ka qenë një mjet tip Benz me targa AA 060 SP qe është përplasur me mjetin Taksi me targa DR 475 TX.

Për pasoje kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Taksi B.A.60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, shtetësia E.A. 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Por për çudi policia nuk ka mundur të gjejë asnjë person në mjetin tip Benz.

“Në mjetin tip benz nuk është gjetur asnjë shtetas. Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për gjetjen e drejtuesit të mjetit tip Benz dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”- njofton policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura