Detajet e reja/ Opozita nis punën për draftin alternativ të reformës zgjedhore, ngrihen tri grupe pune

Oct 24, 2019 | 10:41
SHPËRNDAJE

tryeza e reformes3

Një ditë pasi opozita ka përcaktuar emrat që do të marrin pjesë në grupin e punës për reformën zgjedhore, grup i cili ka nisur paraditen e kësaj së të enjteje një takim për të punuar për draftin alternativ, Panorama mëson detaje të reja.

Burimet thanë se janë ngritur tre komisione ose tre grupe pune te cilat drejtohen nga Enkelejd Alibeja, Oerd Byluykbashi dhe Ivi Kaso.

Deri më tani, opozita ka një draft për finanacat dhe identifikimin biometrik të votuesve.

Per ceshtje te tjera qe i takojne reformes zgjedhore grupet e punes janë duke punuar dhe mesohet se materiali do te jete finalizuar brenda 1 muaji.

Kërkesat e opozitës për të marrë pjesë në Reformën Zgjedhore

Pak javë më parë, në tryezën e iniciuar nga OSBE/ ODHIR, përfaqësuesi teknik i PD-së, Ivi Kaso, deklaroi se Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore nuk gëzon besimin për të kryer këtë proces.

Opozita e bashkuar shkoi më tej duke hartuar një platformë me 5 pika, të cilat sipas tyre caktojnë piketat mbi të cilat do të zhvillohet puna për Reformën Zgjedhore. “Personat, subjekt të hetimeve penale nr. 184/2016 apo nr. 339/2017 janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe me Reformën e vërtetë Zgjedhore, për të cilën ka nevojë vendi”. Po kështu, opozita propozoi që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i opozitës së bashkuar. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime. Sipas opozitës, platforma e tyre me 5 pika reflekton edhe disa nga kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman para se të merrnim përgjigjen për refuzimin e nisjes së negociatave me Bashkimin Europian.

 PD me aleatët krijon grupin e punës për “zgjedhoren”

Opozita e bashkuar refuzon të marrë pjesë në Komisionin e Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili mblidhet paraditen e sotme.

Burime zyrtare pohuan për gazetën “Panorama” se opozita i qëndron deklaratës së bërë pak javë më parë në tryezën e iniciuar nga OSBE/ODHIR, se ata janë të gatshëm për të kontribuar për reformimin e Kodit Elektoral, por me një mekanizëm tjetër.

“PD dhe opozita i mbeten qëndrimit publik, të shpallur në tryezën e organizuar nga OSBE. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për Reformën Zgjedhore në një mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse dhe barazi të plotë me palën tjetër. Këto nuk i garanton komisioni, jolegjitim i Reformës Zgjedhore”, pohuan burimet. Për të dëshmuar vullnetin e opozitës për Reformën Zgjedhore, PD-ja dhe aleatët kanë caktuar një grup pune me përfaqësues nga të gjitha partitë aleate të PD-së, i cili mblidhet sot në orën 9:00 për të punuar mbi paketën e tyre të propozimeve për reformimin e ligjit zgjedhor.

Numri dy i PD-së, Gazment Bardhi, do të jetë drejtuesi politik i këtij grupi pune me 18 anëtarë. 7 nga Partia Demokratike, 3 nga LSI, 2 nga PR, dy anëtarë do të ketë PDIU dhe nga 1 përfaqësues do të kenë PAA, PDK, LZHK, PBDNJ. Ky grup pune do të mblidhet për të diskutuar mbi draftin e përbashkët të Reformës Zgjedhore, i cili do të diskutohet më gjerë me të gjitha partitë politike, nëse do të ketë një dialog mes maxhorancës dhe opozitës. Opozita kërkon që Reforma Zgjedhore të mos diskutohet në komisionin parlamentar, që funksionon aktualisht, pasi e quan atë ilegjitim.

PD-ja dhe aleatët kërkojnë krijimin e një instrumenti ku ndërkombëtarët të jenë monitorues. Ndërkohë, deri tani, maxhoranca duket se nuk ka ndërmend që t’i përgjigjet propozimit të PD-së. Më 10 tetor, bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha se do propozojnë çdo propozim të opozitës, qoftë edhe pa prezencën e tyre në komision.

“Ne i kemi kërkuar PDsë të gjejë çdo formë komunikimi, çdo propozim edhe pa qenë pjesë e komisionit, ne jemi gati që ato propozime që janë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODHIR t’i marrim në konsideratë.

PD-ja nuk është në Parlament, komisioni do të paraqesë një draft dhe vetëm Kuvendi miraton ligjet”, tha Gjiknuri. SISTEMI Ende nuk dihet nëse grupi i punës për Reformën Zgjedhore që mblidhet sot nga opozita do të diskutohet ndryshimi i sistemit zgjedhor. Kryedemokrati Basha, në deklaratat e veta publike është shprehur i gatshëm për t’u angazhuar mbi këtë pikë, por aleatët duket se nuk janë të unifikuar. Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka thanë dy ditë më parë se sistemi duhet të diskutohet në një moment të dytë. “Ne jemi shumë afër dakordësimit edhe mes opozitës për çështjet e sistemit. Për partitë e vogla, ky ligj elektoral që është tani, është më i miri. Por ne duam një ligj të mirë për shqiptarët”, tha Shehi. “Problemi i sistemit kërkon më shumë kohë dhe kërkon një debat publik, politik të të gjithë faktorëve”, tha Ndoka. Ndërsa aleati strategjik i PDsë, Fatmir Mediu, nuk është dakord që reforma të ndahet në dy faza.

“PS nuk mund të bëjë lojë që ta ndajë me dy faza reformën ose të caktoj se kush është partner. Nuk është thjeshtë çështje e OSBE/ ODHIR. Ne e dimë edhe problematikat që kanë të bëjnë me zgjedhjet për të adresuar shitblerjen e votës për të adresuar çështjen e kriminalizimit të politikës”, tha kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura