Detajet e reja nga grabitja në Rinas/ Policia: Vodhën 10 milionë në valutë

Jul 1, 2016 | 8:51
SHPËRNDAJE

Një ditë nga grabitja spektakolare në mes të ditës në pistën e aeroportit të Rinasit, dalin në ditë të tjera detaje.

grabitja rinas

Burime nga Policia bëjnë me dije se janë vjedhur 10 milionë në valutë dhe paratë e grabitura kishin destinacion Vjenën.

“Nuk jemi njoftuar menjëherë nga firma private”- ka thënë policia, raporton “News 24”. Sipas policise, rojet private qëndronin jashtë makinës.

Ata, gjithnjë sipas policisë duhej të ishin 7 roje dhe jo 3 dhe për këtë kanë thyer rregullat e sigurisë.

Policia dyshon se grabitësit kishin bashkëpunëtorë në radhët e rojeve private.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura